Më në fund, Lulzim Basha, ka folur me gojën e vet lidhur me debatin nëse duhet ndryshuar apo jo sistemi zgjedhor në Shqipëri.
Sipas Bashës:”Cilido sistemi të zgjidhet, do të dështojë, nëse nuk garanton ndarjen e politikës nga krimi”. Dhe duke mos u mjaftuar me këtë ai ka shtuar: “alibia se fajin e ka sistemi mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Ramës, sipas të cilës jemi të gjithë njësoj”.
Deklarata e Bashës 2 ditë më parë:
Me këtë Basha la të kuptohej se kërkon që sistemi zgjedhor, të jetë po i njëjti që është me lista të mbyllura. Duket se lideri i PD harron premtimet që kishte bërë në takime me qytetarët apo me studentët ku i kishte thënë se do jenë ato që do zgjedhin dhe jo kryetarët.
6 prill 2019
“Projekti që kemi nisur së bashku dhe kemi djegur mandatet, është shumë më i thellë sesa thjesht largimi i kësaj qeverie dhe ndryshimi i kësaj qeverie. Është një projekt kombëtar për të ndërtuar së bashku një Shqipëri të vlerave europiane. Për këtë duhen edhe ndryshime të thella në sistem. Për shembull, ka ide të vlefshme si listat e hapura, ku qytetarët jo thjesht të vendosin për siglën e partisë, por të vendosin se kë preferojnë nga lista e deputetëve, për një Parlament, i cili të ketë deputetë që më të vërtetë e lidhin fatin e tyre me qytetarët”, tha Basha.
Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:
AlpeNews.al


