Është zbardhur lista e 24 shefave të rinj të policisë në burgjeve, të cilët prej pak ditësh kanë marrë detyrën për të vënë në zbatim masat shtesë për sigurinë në burgje.
Mësohet se këta efektiv i janë nënshtruar një kontrolli të imtësishëm në lidhje me pastërtinë e figurës, pasurisë dhe anës profesionale.
Ndërkohë, përmirësimi i sistemit penitenciar përbën një element të rëndësishëm të reformës së përgjithshme penale në Shqipëri, dhe është një nga prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë.
Lista e plotë
1 Burrel Kadri Koxha
2 Ali Demi Mimoza Rumano
3 Kukës Mentor Rada
4 Tepelenë Het’hem Llapi
5 Krujë Lulzim Haxhia
6 Sarandë Artur Musta
7 Kavajë Mina Velo
8 Fier Bashkim Meçe
9 Berat Ilia Papa
10 Korçë Altin Gusho
11 Tropojë Selim Selimaj
12 Peqin Hysni Ndreu
13 Spitali Burgjeve Elona Prespa
14 Jordan Misja Nikolin Gjonpali
15 Shkodër Tofik Sinani
16 Lezhë Zydi Katroshi
17 Vlorë Lefter Shehu
18 Durrës Gëzim Gjoni
19 Lushnjë Syrja Malasi
20 Fushë Krujë Fatos Dosti
21 Vaqarr Agim Tafaj
22 Elbasan Fatjom Sadiku
23 Mine Peza Ferdinand Preçi
24 Rrogozhinë Fatmir Kacelli
Ndryshimi vjen në kuadër të reformës që është ndërmarrë në të gjithë sistëmin penitenciar në vend, ku më herët ministrja Gjonaj me qëllim rritjen e performancës ka firmosur disa emërime të reja sa i përket kupolës drejtuese në bazë të një konkursi të zhvilluar në disa faza për zgjedhjen e kandidatëve më me potencial.
Vëmendja ndaj sistemit penitenciar në vend duket se është një nga prioritetet kryesore ku sipas raporteve të fundit transformimi i institucioneve të vuajtjes së dënimit është kryer si në aspektin fizik të godinave, ashtu edhe atë logjistik apo administrativ për të garantuar siguri si dhe duke respektuar në mënyrë rigoroze të gjitha të drejtat e njeriut për ata që vuajnë dënimin.