• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LISTA/ Munguan pa arsye, Kuvendi mban pagat e 21 deputetëve
Home
Politikë

LISTA/ Munguan pa arsye, Kuvendi mban pagat e 21 deputetëve

12 January, 2025 s.autor Politikë

Kuvendi i Shqipërisë ka kursyer vetëm gjatë muajit dhjetor 8 600 euro, duke përfituar nga mungesat pa arsye të deputetëve në aktivitetet parlamentare. 21 ligjvënës kanë munguar plot 84 ditë, duke detyruar administratën e Kuvendit tu mbajë pagat.

Në krye të listës si deputetë që kanë neglizhuar punimet e Kuvendit gjatë dhjetorit janë persona që vijnë nga bota e biznesit. Me 12 ditë mungesa brenda një muaji, kryeson Tatjana Piro, deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit. Ajo në tërësi mban një profil të ulët në Parlament. Pas saj, në vend të dytë është Agron Çela, biznesmeni që u zgjodh deputet me LSI-në, dhe më pas u bashkua me Ramën. Atij i janë mbajtur 1100 euro nga paga e dhjetorit.

E treta është Monika Kryemadhi, e cila ka munguar 11 ditë dhe gjatë këtij muaji është shfaqur më së shumti duke u përballur me drejtësinë në dyert e SPAK.
Agron Shehaj, opozitari që ka themeluar partinë e re, “Mundësia”, ka munguar 10 ditë në Kuvend, duke sakrifikuar 1 mijë euro nga paga e tij. Lista vazhdon me kryetarë dhe deputetë të partive të vogla, të cilët po ashtu nuk kanë treguar interes të plotë për Kuvendin: Si Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu, Agron Duka, Vangjel Dule e Lulzim Basha.

Penalizimit nuk i ka shpëtuar as Sali Berisha, i cili edhe pse i sapokthyer nga arresti i shtëpisë, ka munguar në 3 aktivitete, dhe i janë hequr nga paga 300 euro.

Mes atyre që neglizhuan Kuvendin gjatë dhjetorit, 19 janë nga opozita, dhe 2 vetëm janë nga mazhoranca, pasi kjo e fundit i mban më nën kontroll deputetët sepse prania dhe votat e tyre janë të domosdoshme për mbledhjet dhe vendimet e Parlamenti.


Në këtë listë, nuk janë llogaritur mungesat e kryeministrit Rama dhe ministrave me mandat deputeti, sepse ata paguhen nga qeveria dhe jo nga Kuvendi. / Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "40-VJEÇAR I PAPREKUR"/ Shpërthen Ronaldo ndaj Luizit: Ta morën famën
Previous article DËBORA NË LEZHË/ Problematike rruga e Kishës së Laçit, bllokohen qytetarët që kishin shkuar për pelegrinazh

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT