• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LISTA/ Kur Berisha përjashtonte kundërshtarët nga partia, pse largimi i tij djeg më shumë për PD
Home
Politikë

LISTA/ Kur Berisha përjashtonte kundërshtarët nga partia, pse largimi i tij djeg më shumë për PD

10 September, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Në historinë e parlamentarizimit shqiptar ka pasur shumë përjashtime nga grupet parlamentare, si në kampin e majtë, ashtu dhe në atë të djathtë. Sa i përket PD-së, përjashtimet kanë qenë të shumta, e kjo nis nga vendimet merrte Berisha, duke larguar kundërshtarët politik.

Instituti i Studimeve Politike ka nxjerrë një listë demokratëve të përjashtuar në këto 30 vite parlament të përjashtime që nga emrat e hershëm të Gramoz Pashkos, Arben Imamit, Petrit Kalakulës e Neritan Cekës dhe deri te ai i Spartak Ngjelës.

Këto ishin si ishin fraksion, apo si persona që dolën kundër linjës së Berishës. Ndërsa të tjerët i përkasin vendimeve të kryedemokratit Basha, si Mhill Fufi, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.

Përjashtimi i Berishës djeg më shumë, pasi ky vendim ndërmerret se lideri historik i PD-së është shpallur person non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Studimi i ISP

Vendimi i fundit i kryetarit të PD për të përjashtuar nga grupi parlamentar deputetin Berisha, përbën një prej zhvillimeve më të rëndësishme politike të tranzicionit. PD ka shkarkuar kryetarin Selami më 1995, ka përjashtuar si deputet ish kryetarin Hajdari dhe më vonë edhe ish kryetarin Shehu, por në rastin e zotit Berisha kemi të bëjmë me deputetin më me ndikim të kësaj partie në hierarkinë vendimmarrëse të saj në 30 vjet.

Një statistikë me të dhëna përpunuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) paraqet listën e deputetëve të përjashtuar zyrtarisht nga grupi parlamentar ndër vite. Në krye të listës është deputeti Gramoz Pashko përjashtuar më 1992, pak muaj pas rotacionit politik, pas deklarimeve të tij kritike në media ndaj linjës zyrtare të PD.

Në gusht 1992 u përjashtuan grupi i mocionistëve, në mesin e viteve ’90 u përjashtuan deputetët Kalakula (për një deklaratë politike) dhe Baleta (për qëndrimet politike). Përjashtime në grup pati më 1997 me grupin e 14 deputetëve në premomorien kritike në PD dhe më 2001 me grupin mbështetës të ish kandidatit për kryetar Pollo. Azem Hajdari u përjashtua më 1997 për shkak të nismave të tij (lëvizja sindikaliste kritike me qeverinë e PD, por një prej rasteve më të bujshme ishte përjashtimi i deputetit Spartak Ngjela gjatë një debati verbal me kryetarin Berisha.

Deputeti Fufi i përjashtua për votë pro PS dhe refuzim të vendimit politik, dy deputetë u përjashtuan për refuzimin e vendimit për dorëheqje kolektive nga mandati parlamentar dhe së fundi, Berisha përjashtohet (përkohësisht) për shkak të qenies së tij në listën e zezë amerikane.

Disa prej të përjashtuarve janë rikthyer, tregues se vendimi ndaj tyre ka qenë jo parimor, por i motivuar nga interesat e momentit, dhe se edhe vetë të përjashtuarit kanë kryer përjashtime, – tregues se vijojnë të mungojnë standardet demokratike të funksionimit.

Raportet periodike të Institutit të Studimeve Politike (ISP) kanë nxjerrë në pah me shqetësim natyrën vertikale të vendimmarrjeve në partitë politike, mungesën e rregullave të brendshme garantuese të integritetit dhe rolin dominues të liderëve në raport me strukturat statutore të partive. PD nuk përbën përjashtim nga këto praktika kritike, përkundrazi. PD nuk ka ende një rregullore publike të grupit parlamentar, nuk ka mbledhje dhe vendimmarrje transparente periodike, si dhe strukturat e apelimeve dhe integritetit brenda partive janë krejtësisht formale.

Aktualisht, neni 27 i Statutit të PD përcakton rastet e thyerjes së disiplinës dhe masat ndëshkimore që ndërmerren. Sipas pikës 5, “në raste urgjente, dhe veçanërisht në fushata elektorale, kryetari i Partisë mund të ushtrojë pushtetin e sanksioneve statutore. Sanksioni i ndërmarrë i paraqitet për miratim kryesisë së partisë në afatin më të shkurtër të mundshëm”. Gjithashtu sipas të njëjtit nen, të gjitha masat disiplinore që merren “konfirmohen dhe/ose mund të apelohen përpara Komisionit të Apelimit, Etikës dhe Integritetit”. Kjo strukturë nuk ka qenë asnjëherë funksionale në PD, përfshirë edhe në dy periudhat e fundit kur drejtohej nga Arben Ristani dhe Halim Kosova. Aktualisht drejtohet nga Flutura Açka.

ISP vlerëson se asnjë parti nuk garanton demokraci dhe transparencës të brendshme dhe nuk ka struktura etike dhe zgjedhore funksionale e të besueshme, – një tregues kritik për gjendjen e partive dhe një sinjal për nevojën urgjente të reformimit të legjislacionit në partitë politike. Kjo analizë i përket PD, por përjashtime për shkak të kritikës apo kolektive ka pasur dhe ka sidomos edhe në PS, por edhe në LSI dhe partitë e tjera më të vogla./ISP

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRON INTER-IN/ Caputo: Vetëm kështu mund ta vëmë në vështirësi
Previous article RRËFEN MBI LARGIMIN E CR7/ Cherubini: Nuk mund ta mbanim më Ronaldo-n, pas asaj që na tha…

F.autor

Postime të ngjashme

TENDERI I UNAZËS DHE VILA NË PALASË/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut Aktualitet

TENDERI I UNAZËS DHE VILA NË PALASË/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

TRAFIK DROGE NGA KANADAJA DREJT SHQIPËRISË/ Sekuestrohen 107.7 kg kanabis me vlerë 1.2 milionë euro, në kërkim 2 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA KANADAJA DREJT SHQIPËRISË/ Sekuestrohen 107.7 kg kanabis me vlerë 1.2 milionë euro, në kërkim 2 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT