• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LISTA/ Këto janë emrat e deputetëve të PS që firmosën shkarkimin e Metës
Home
Politikë

LISTA/ Këto janë emrat e deputetëve të PS që firmosën shkarkimin e Metës

15 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

55 firma janë hedhur në kërkesën që PS ka ndërmarrë për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës. A2 CNN ka siguruar emrat e 35 prej tyre, numri që përcakton Kushtetuta, si të domosdoshëm për të kërkuar shkarkimin e kreut të shtetit.

Tek firmëtarët janë zv.kryeministri Erjon Brace, kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, deputetet Shalsi, Çuçi, Bushati si edhe të gjitha deputetet gra të kësaj force.

Lista është gati prej 13 qershorit, por socialistët ende nuk e kanë depozituar në Kuvend. Kryetari i Komisonit të Ligjeve la të hapur mundësinë që kërkesa të depozitohet të hënë. Ky është hapi i parë i procedurës për shkarkimin e një presidenti, së cilës edhe nëse do t’i shkohet deri në fund do të duhet një kohë shumë e gjatë.

Sipas nenit 112 të Rregullores së Kuvendit si fillim duhet që të bëhet kërkesa nga “Jo më pak se një e katërta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit mund të propozojë shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës për shkaqet e parashikuara në nenin 90 pika 2 të Kushtetutës. Pas paraqitjes së kërkesës ajo fillimisht shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve, i cili ka të drejtën e propozimit ose jo të krijimit të një Komisioni Hetimor.

Duket se mazhoranca e ka menduar këtë skenar dhe kjo mund jetë arsyeja, pse mungon firma e kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe deputetes Klotilda Ferhati.

Në rast të krijimit Komisioni hetimor është i detyruar të thërrasë dhe të dëgjojë mendimin e Presidentit të Republikës në lidhje me propozimin e paraqitur.

Në përfundim të hetimit, komisioni hetimor duhet t’i paraqesë Kuvendit në mënyrë të arsyetuar nëse ekzistojnë shkaqet për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Vetëm pasi të mbarojnë të gjithë këto hapa, arrihet në votim në seancë plenare, kur duhet të votojnë pro shkarkimit 2/3 e deputeteve, pra 94 vota. Në fund, vendimi i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, që mund të marrë vendimin për shkarkimin e presidentit pas dekretit që anuloi 30 qershorin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇIFTET QË BËJNË TATUAZH NDAHEN/ Ja 6 VIP-ve shqiptar që u ka ndodhur (FOTOT)
Previous article EDMOND ARIZAJ/ Për gazetarët, që bëjnë thirrje për përplasje civile!

F.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT