• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LISTA E ZEZË E VULIN/ Kryetarja e Preshevës: Ja pse diskriminohem në kufi, nuk na tremb dot Serbia me presione e përndjekje
Home
Rajon

LISTA E ZEZË E VULIN/ Kryetarja e Preshevës: Ja pse diskriminohem në kufi, nuk na tremb dot Serbia me presione e përndjekje

28 August, 2024 s.autor Rajon

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili ka pranuar hapur se ka krijuar “një listë të zezë” ku janë personat që konsiderohen të padëshiruar nga Qeveria e Serbisë.

Sinani ka treguar se sa herë e kalon kufirin ndalohet nga policia kufitare serbe dhe mbahet me raste edhe deri në një orë, pa ndonjë arsye apo justifikim. Ajo ka thënë se trajtimi i tillë është i papranueshëm dhe është formë presioni dhe diskriminimi.

Si përfaqësuese e shqiptarëve në Preshevë dhe si kryetare e Preshevës, sa herë kaloj kufirin, ndalohem dhe mbahem pa asnjë arsye të justifikueshme, me raste edhe deri në një orë.

Ky trajtim është i papranueshëm dhe është një formë e qartë presioni dhe diskriminimi.

Tashmë zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka pranuar hapur krijimin e një ‘liste të zezë – blacklist’ të individëve të konsideruar të padëshiruar nga qeveria serbe. Kjo listë jo publike, besohet se përfshin emra të atyre që kundërshtojnë politikat e qeverisë, veçanërisht në lidhje me pakicat etnike dhe disidentët politikë.

Është e qartë që kjo nuk është një rastësi, por një përndjekje e orkestruar, e lidhur ngushtë me listën famëkeqe të Vulin, ku individë të padëshiruar për të dhe zëra të guximshëm për të drejtat e shqiptarëve gjenden në shënjestër të shtetit”, ka shkruar Sinani në Facebook.

Ajo ka thënë se Vulin ka krijuar këtë listë për të frikësuar dhe heshtur ata që guxojnë të mbrojnë të drejtat e shqiptarëve.

“Por, asnjë formë presioni apo përndjekjeje nuk do të më ndalojë të vazhdoj punën time për të drejtat dhe dinjitetin e popullit tim. Kjo është një betejë për të gjithë ne, dhe unë jam më e vendosur se kurrë për të vazhduar”, ka shkruar Sinani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKAK THATËSIRA/ INSTAT: Bie prodhimi i energjisë elektrike për prill-qershor
Previous article PLAGOSJA ME ARMË ZJARRI NË DURRËS/ Arrestohet në Gjermani autori, pritet ekstradimi (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT