• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LISTA E KANDIDATËVE/ Rama mbyll takimet maratonë me 13 drejtuesit e qarqeve, mbledh të mërkurën Kryesinë e PS
Home
Politikë

LISTA E KANDIDATËVE/ Rama mbyll takimet maratonë me 13 drejtuesit e qarqeve, mbledh të mërkurën Kryesinë e PS

9 March, 2025 s.autor Politikë

Mbyllet takimi maratonë i së dielës, i kryeministrit Edi Rama me 13 drejtuesit politikë të PS në qarqe.

Takimet zgjatën 8 orë të cilat Rama zgjodhi të ishin bisedime “kokë më kokë” me secilin prej drejtuesve, mbi propozimet e tyre për listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Në dallim nga qarqet e tjera, Tirana ka 3 drejtues politikë, Erion Veliaj që ndodhet në burg, Ogerta Manastirliu e cila ishte ndër të parat që u takua me Ramën pasditen e së dielës. Ndërsa drejtuesja e dytë për Tiranën, Elisa Spiropali ka qenë ajo që ka mbyllur maratonën e bisedimeve për emrat kandidatë për deputetë.

11 drejtuesit e tjerë të qarqeve, kanë dhënë propozimet për emrat që konsiderojnë si përfaqësues më të mirë të qarkut të tyre, por do të jetë kryesia e PS dhe vetë Rama që do të thotë fjalën e fundit për këto propozime.

Kryesia e PS-së do të mblidhet më 12 mars.

Takimet me drejtuesit politikë të PS në qarqe nisën të dielën në orën 10: 00 dhe paradite u takuan “kokë më kokë” me Ramën, 7 prej tyre. Bisedimet me 6 drejtuesit e tjerë politikë socialistë rinisën në orën 15:00 të ditës së dielë dhe përfunduan në orën 18:00.

Takimet u zhvilluan në vilën qeveritare nr. 30, ku paradite, Rama u takua me Blendi Klosin, drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Mirela Kumbaro, drejtuesja politike e qarkut të Gjirokastrës, Ulsi Manja drejtues politik i qarkut të Lezhës, Emirjana Sako, drejtuese politike e qarkut të Durrësit, Benet Beci, drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Bledi Çuçi, drejtues politik i qarkut të Vlorës dhe Niko Peleshi, drejtues politik i qarkut të Korçës.

Pasdite, kryeministri Rama bisedoi me Eduard Shalsin, drejtuesin politik të qarkut të Kukësit, Ogerta Manstirliu drejtuesen politike të Tiranës, Ervin Demo, drejtuesi politik i qarkut të Beratit, Belinda Balluku, drejtuese politike e qarkut të Fierit dhe Arbjan Mazniku, drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit.

Për 11 majin, secila partia/koalicion do të garojë me 46 deputetë në listë të mbyllur dhe 140 të tjerë në listë të hapur.

Gjatë dy ditëve të takimit me ministrat dhe drejtuesit politikë, (7- 8 mars) është diskutuar gjithashtu për programin e Partisë Socialiste në çdo sektor, dhe retorikën politike që do duhet të zbatojnë në terren me qytetarët: “Me ne drejt BE, me ata në kënetë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NËSE GJESTI FITON KËTË EDICION, DO TË ISHTE FATALE"/ Ja kush e meriton BBV sipas Amber
Previous article REFUZOHET KËRKESA E KURTIT/ Vetëvendosja kërkoi rinumërim të votave të diasporës

s.autor

Postime të ngjashme

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj Breaking News

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt Breaking News

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT