• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Lista e Departamentit Amerikan/ Reagon Kremlini: Uashingoni e cilëson armike qeverinë ruse
Home
Nderkombetare

Lista e Departamentit Amerikan/ Reagon Kremlini: Uashingoni e cilëson armike qeverinë ruse

30 January, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Departamenti amerikan i Thesarit publikoi listën e politikanëve dhe biznesmenëve rusë të afërt me qeverinë e presidentit rus Vladimir Putin, lidhjet me udhëheqësit e lartë, si dhe pasuria e tyre. Hartimi i listës bëhet me kërkesë të Kongresit në kuadër të sanaksioneve amerikane ndaj zyrtarëve rusë. Por lista e fundit nuk shoqërohet me saanksisone të reja.

Lista me më tepër se 200 emra nuk përmban sanksione të reja, megjithëse një numër i figurave të përfshira në të kanë qenë objekt sanksionesh të mëparshme. Në listë përfshihen 114 politikanë rusë dhe 96 “oligarkë”, të cilët janë bërë të sukseshëm në vitet kur në pushtet ka qenë presidenti Vladimir Putin.

Kremlini reagoi të martën, duke thënë se publikimi i listës me zyrtarë dhe biznesmenë rusë, si pjesë e një ligji për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, tregon se Uashingtoni e konsideron të gjithë qeverinë ruse si armike.

Gushtin e kaluar, Presidenti Trump nënshkroi me hezitim një ligj të miratuar njëzëri nga Kongresi, i cili kërkonte ndëshkimin e Rusisë me sanskione, për shkak të ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Presidenti u shpreh në atë kohë se “ligji shkelte në mënyrë të paligjshme fuqitë ekzekutive të Presidentit, krijonte dizavantazh për kompanitë amerikane dhe dëmtonte interesat e aleatëve europianë”.

Ligji i jepte në dispozion adminsitratës Trump 180 ditë për të hartuar listën, ku përfshihen kryeministri rus Dmitry Medvedev, Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov dhe zyrtarë të lartë të agjencisë ruse të zbulimit. Në listë përfshihen edhe figura të njhohura të biznesit rus, si manjati i industrisë së aluminit Oleg Deripaska, drejtori bankës shtetërore ruse Sberbank German Gref dhe shefi ekzekutiv i kompanisë së energjisë Gazprom, Alexei Miller.

Ligji po ashtu i kërkonte administratës Trump të vendoste sanksione ndaj çdo individi që ka lidhje të konsiderueshme biznesi me sektorët e mbrojtjes, apo të zbulimit të qeverisë ruse.

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se publikimi nga Shtetet e Bashkuara i listës së biznesmenëve të afërt me Kremlinin ishte një veprim jo miqësor:

“ Sigurisht që është një akt jo-miqësor. Ai ka për t’i komplikuar më tej situatën e vështirë të marrëdhinive të vështira ruso—amerikane që ekzistojnë tashmë. Ky akt ka për dëmtuar marrëdhëniet ndëkombëtare në përgjithësi,” – tha zoti Putin në një takim me zyrtarë të fushatës së tij zgjedhore në Moskë.

Ai shtoi se është “një veprim prej budallai që t’i trajtosh rusët sikurse Korenë e Veriut dhe Iranin. Por ai tha se ai përsëri dëshiron që marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit të përmirësohen dhe se nuk do nxitohej me një veprim hakmarrës.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, emri i të cilit është i përfshirë gjithashtu në listë, tha se publikimi i emrave të njerëzve të afërt me Kremlinin është një veprim i paprecedent:

“Publikimi i një liste me kaq shumë emra mund të dëmtojë imazhin dhe reputacionin e firmave, biznesmenëve dhe zyrtarëve rusë, dhe se gjithë personat e përfshirë në të “de facto” janë etiketuar si armiq të Shtetetve të Bashkuara.”- tha zëdhënësi.

Ai tha se Moska do ta analizonte raportin amerikan, para se të arrinte në përfundime të mëtejshme.

Në Shtetet e Bashkuara, ligjvënësit demokratë e kritikuan presidentin që nuk vendosi sanksione të reja ndaj Rusisë dhe që nuk paraqiti një plan i cili do ta frenonte ndërhyrjen e mëtejshme ruse, pasi agjencitë amerikane të zbulimit arritën në përfundimin se Moska pati ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

/dw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MEMOJA E 'FBI'-së/ Votohet nga Komisioni i Kongresit publikimi i dokumentit lidhur me Trump
Previous article Duka: E gjetëm futbollin me 10 mijë marka, sot kemi arritur 3.3 milion euro

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT