• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LISTA DHE KOALICIONET/ Rama pranon kërkesën e Metës dhe Bashës: Jam gati, ejani që të hënën në Këshillin Politik
Home
Politikë

LISTA DHE KOALICIONET/ Rama pranon kërkesën e Metës dhe Bashës: Jam gati, ejani që të hënën në Këshillin Politik

17 July, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama pranon kërkesën e Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha që hapja e listave dhe cështja e koalicioneve parazgjedhore të diskutohet në Këshillin Politik, ku faktor të jetë edhe opozita jashtë parlamentit.

Në një postim në rrjetet sociale, Edi Rama shpreh gatishmërinë që këtë herë të shkojë vetë në Këshillin Politik, ndërsa shton se nëse vjen edhe Lulzim Basha me Ilir Metën do të jetë edhe më mirë. Për tryezën, kreu i shumicës shprehet se është gati që të hënën, ndërsa kërkon që përveç kreut të shtetit dhe opozitës jashtë parlamentit të jetë edhe opozita brenda parlamentit.

“PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PDLSIOP për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë,e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë,ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim.

Gati që të hënën! PS nuk ka asnjë obligim ndaj PDLSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik,PS s’ka si të jetë kundër,madje megjithë OP në tryezë!” shkruan Rama.

Nisma për listat e hapura dhe koalicionet u depozitua në Kuvend nga opozita parlamentare dhe u mbështet nga shumica socialiste, por PD kërcënoi me desatbilitet dhe Presidenti Ilir Meta me mosnjohje të kryeministrit që do të dalë nga zgjedhjet e 2021.

Pakti i 5 Qershorit dhe nisma për ndryshimet kushtetuese janë dy drafte të ndryshme u shpreh Edi Rama, të cilat do të miratohen në Kuvend në 30 korrik, por tashmë loja u hap, pasi pranoi që listat dhe koalicionet të diskutohen në Këshillin Politik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË KAMECINË/ Shpërthen lënda plasëse në një banesë, vdes 46-vjeçari
Previous article "LIBRI I KARANTINËS"/ Ndahen çmimet e Konkursit nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit

Delo.autor

Postime të ngjashme

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë Politikë

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT