Italia ka filluar të lirojë masat e mara për parandalimin e pandemisë teksa kafenetë u hapën në shumicën e vendeve.
Pas masave të rrepta gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, dy të tretat e Italisë plotësojnë kërkesat për të ashtuquajturën, një “zonë e verdhë” në të cilën kafenetë, në ato zona më pak të rrezikshme, lejohen të shërbejnë përsëri klientët në bare dhe tavolina, në vend që të ofrojnë pije jashtë.
“Ishim si të vdekur pa një kafene”, tha një qytetari pasi një kamerier i shërbeu në një dyqan kafeje në qendër të kryeqytetit italian.
Ndërsa pjesa më e madhe e Evropës është ende në mbyllje të rreptë, kafenetë dhe restorantet në pjesë të Italisë mund të shërbejnë edhe një herë njerëz në tavolina dhe bare, por deri në gjashtë pasdite. Pas kësaj, atyre u lejohet të shërbejnë pije jashtë dhe kështu me radhë deri në dhjetë në mbrëmje, kur fillon ndalimi i orës deri në pesë të mëngjesit të ditës tjetër.
Ministria e shëndetësisë lehtësoi masat në 15 nga 20 rajonet e Italisë ndërsa numri i të infektuarve rishtazi vazhdon të bjerë.


