• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIRIMI I TRE EFEKTIVËVE/ Rama: Forca e arsyes fitoi, Kurti- Vuçiç të mbyllen brenda mureve në një konferencë për…
Home
Politikë

LIRIMI I TRE EFEKTIVËVE/ Rama: Forca e arsyes fitoi, Kurti- Vuçiç të mbyllen brenda mureve në një konferencë për…

26 June, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me lirimin e 3 efektivëve të cilët ishin arrestuar nga policia serbe.

Në një reagim në Twitter, Rama thekson se ky është një lajm i vonuar, por i mirë.

Mes të tjerash ai theksoi se në takimin e sotëm në Bruksel, ku është ftuar nga kreu i KiE, Charles Michel do të adresojë problematikat dhe tensionet në veri të Kosovës. Po ashtu ai pohoi se Beogradi dhe Prishtina i kanë sytë te fronti i politikës së brendshme, dhe jo te zgjidhja e krizës, që sipas tij nëse nuk zgjidhet do të ketë pasoja shumëvjeçare.

MESAZHI I RAMES
Kthimi i policëve të Kosovës në shtëpi është një lajm i vonuar, po gjithsesi shumë i mirë, sepse e para, i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim dhe e dyta, rihap rrugën e de-eskalimit e të dialogut. Më vjen mirë që forca e arsyes fitoi mbi arsyen e forcës. Uroj që me forcën e arsyes të nisë menjëherë de-eskalimi i shumëpritur nga të gjithë dhe të zgjidhim më tej edhe nyjet e procesit të normalizimit përfundimtar mes Kosovës e Serbisë.
Sapo kemi mbërritur në Bruksel, ku pas pak do të takohem me Presidentin e Këshillit Europian, mikun e çmuar të Shqipërisë dhe rajonit tonë, Charles Michel. Do t’i përcjell mikut tonë shqetësimet e mëdha për situatën kritike në rajon dhe bindjen time mbi domosdoshmërinë e një konference pa afat kohor, ku të mbyllur brenda mureve të një strukture mikpritëse nën kujdesin e bashkësisë euro-atlantike, liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllin krejt pikat e marrëveshjes së normalizimit.
Fatkeqësisht, së fundmi të dyja palët i kanë sytë tek fronti i politikës së brendshme dhe tek sondazhet e përflakura nga retorika nacionaliste. Ndërsa dialogut jetik për të ardhmen e krejt rajonit dhe marrëdhënieve me botën demokratike u kanë kthyer kurrizin. Ndërkohë situata në Veri degradon me orë e me minuta, duke rritur edhe mundësinë e largqoftë një “Donbasi” ballkanik mu në zemër të Europës. Kjo mundësi edhe vetëm ta mendosh është katastrofike, prandaj duhet eliminuar me çdo kusht.
Miopia strategjike në qasjen ndaj dialogut, zvarritja e planit të shkëlqyer franko-gjerman, devijimi i fokusit tek demonstrimet e forcës dhe si rrjedhojë, degradimi i situatës në Veri, mund t’i kushtojnë gjithë këtij rajoni, Serbisë padiskutim, po sidomos Kosovës më shumë se çdokujt tjetër, një kthim i mosozotshëm mbrapa, me pasoja shumëvjeçare.
Shqipëria do të bëjë çmos që kjo të mos ndodhë, sepse do të ishte një çmenduri që paqja e brishtë që kemi ndërtuar përgjatë këtyre viteve, në kuadrin e Procesit të Berlinit dhe përmes nismash të ndryshme, të rrënohet si kështjellë rëre nga rikthimi i dallgës së marrëzisë ballkanike, duke na rihedhur të gjithëve jashtë rrugës së integrimit europian, në fuçinë e vjetër të barutit në mes të Europës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËKUNDJE TË FORTA TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe magnituda
Previous article INTER SAKRIFIKON ONANAN/ Para të thata për zikaltërit, tani në sulm për…Lukakun

s.autor

Postime të ngjashme

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv... Aktualitet

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv...

“KUNDËRSHTARËVE TË MI”/ Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua… Politikë

“KUNDËRSHTARËVE TË MI”/ Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT