• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIRIMI I EDMOND BEGOS NGA BURGU/ Avokati: Është nisur drejt Shqipërisë. Ndodh që edhe të të arrestojnë kot
Home
Shqipëri

LIRIMI I EDMOND BEGOS NGA BURGU/ Avokati: Është nisur drejt Shqipërisë. Ndodh që edhe të të arrestojnë kot

22 August, 2018 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Lihet i lirë Edmond Bego, biznesmeni me disa emra, i cili u arrestua pak ditë më parë në Greqi, për llogari të drejtësisë italiane, pasi është dënuar në vendin fqinj për trafik të lëndëve narkotike në 2008 me 21 vite burg.

Bego mbahej në paraburgim në Korfuz, që nga momenti i ndalimit, ndërkohë që kishte deklaruar para autoriteteve greke se i kishte shlyer detyrimet e tij me drejtësisë dhe ishte arrestuar padrejtësisht.

Biznesmeni u lirua pasi Interpol Roma i ktheu pergjigje Interpol Athines ku shkruan se ndaj Begos nuk ka asnje ceshtje denimi te hapur.

Opozita menjeherë pas ndalimit, e akuzoi atë se si pjesë e bandës së Aldo Bares, ka pasur mbështetje politike nga anëtarë të maxhorancës. Ndërkohe që vetëm një ditë më parë, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, duke pranuar se ka njohje familjare me të dhe familjen e tij, paralajmëroi se edhe ky blof do të përfundonte si rasti Babale.

Flet avokati 

Ardian Leka, avokati i biznesmenit Edmond Bego të ndaluar për 4 ditë nga autoritetet greke ka treguar në një lidhje telefonike për News24 se pas vitit 2009 emri i klientit të tij nuk ka ekzistuar në sistem dhe se dyshon se ndalimi nga Greqia ka qenë i qëllimshëm e jo një gabim.

“Edmond Bego u lirua, është nisur drejt Shqipërisë. Përgjigja erdhi mbrëmë nga Interpol Roma. Prokurorja e Apelit nxori urdhrin e lirimit. Bego s’ka pasur çështje të hapur pas 2009. Në 2009 Bego është arrestuar nga shteti shqiptar. Ai i përfundoi detyrimet e tij në 2014. Është njësoj si me radhët e gjata në doganë. Ky emër në sistem nuk ka ekzistuar asnjëherë nga viti 2009 e në vazhdim. Kjo është situatë. Këtë gjë e kemi peshqesh nga shteti grek”, deklaroi avokati.

Si iu konvertua denimi 

Gjykata e Lartë ia konvertoi dënimin Edmond Begës nga 21 vite burg që e kishte dënuar drejtësia italiane, në 4 vite e 4 muaj, me një vendim të datës 15 shtator 2010.

Objekti i kërkesës së bërë nga Prokuroria në atë kohë ishte njohja e vendimit penal italian të formës së prerë nr.1735, datë 22.04.2008 të Gjykatës së Apelit Torino, Seksioni i Parë Penal, Itali, për të dënuarin Edmond Bego (alias Manoli Bega), për veprat penale të parashikuara nga ligji italian; “Prodhim dhe trafik i paligjshëm i lëndëve narkotike apo psikotrope”, si dhe “Organizatë që ka për qëllim trafikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike apo psikotrope”, të cilat parashikohen si vepra penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 12.03.2010 kishte njohur vendimin penal italian, duke e dënuar Edmond Begon me 7 vjet burgim. Si arsyetim për uljen e këtij dënimi ishte ligji italian nr.241/2006, për Amnistinë e Përgjithshme, si dhe neneve 174 të K.Penal Italian dhe 672 të K.Pr.Penale italiane, sipas të cilave ai kishte përfituar një ulje dënimi prej tre vjet burgim.

Edhe Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 02.06.2010, kishte lënë në fuqi të njëjtin vendim. Ndërsa Gjykata e Lartë arsyetoi disi më ndryshe. “Nga aktet e dosjes gjyqësore rezulton se Gjykatat e faktit kanë pranuar të provuar se me vendimin të Gjykatës së Torinos, ndërmjet të tjerash, shtetasi shqiptar Edmond Bego (Manoli Bega) është dënuar me 27 vjet e tetë muaj burgim.

Në aplikim të nenit 442 të K.Pr.Penale italiane (që i korrespondon neni 406 i K.Pr.Penale të Republikës së Shqipërisë për gjykimin e shkurtuar), ai është dënuar përfundimisht me 18 vjet, 5 muaj e 10 ditë burgim. Kundër këtij vendimi është bërë ankim në Gjykatën e Apelit, Torino, Itali ku ai është dënuar me 21 vjet burgim.

I është ulur 1/3 e dënimit dhe është dënuar përfundimisht me 14 vjet burgim”, thuhet në vendimin e Gjykatës. Duke marrë parasysh edhe vendimin maksimal të legjislacionit shqiptar për këto vepra penale, Bego duhej të dënohej me 11 vjet burg. Por me të gjitha uljet e mundshme, dënimi arriti në 4 vjet e 4 muaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kur "Google Translate" fut në sherr turistët për orientimin që duhet të marrin
Previous article Kolumbia fillon përdorimin e dronëve për sekuestrimin e kokainës

g.autor

Postime të ngjashme

KRIM I RËNDË NË MIRDITË/ Qëllohet për vdekje një person Aktualitet

KRIM I RËNDË NË MIRDITË/ Qëllohet për vdekje një person

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT