• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LINJË NËN UJORE DERI NË EGJIPT/ Rama: Gur kilometrik në rrugën tonë drejt ‘Shqipërisë 2030’
Home
Politikë

LINJË NËN UJORE DERI NË EGJIPT/ Rama: Gur kilometrik në rrugën tonë drejt ‘Shqipërisë 2030’

5 February, 2024 s.autor Politikë

Këtë të Hënë është nënshkruar marrëveshja e rëndësishme me kompaninë “4iG” për ndërtimin e një linje kabllore direkte nënujore midis Shqipërisë dhe Egjiptit. Në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama falënderoi gjithë skuadrën e kompanisë prestigjioze për këtë projekt madhështor i cili sipas tij e çon akoma më përpara vendin tonë në fushën e inovacionit.

“Kompania që në Shqipëri zotëron kompaninë “One” dhe që sot vjen si një partner i qeverisë shqiptare për të ndërtuar këtë lidhje të parë ndërkontinentale të Shqipërisë që do kthehet në një pikë kyçe për transportin e shpejtë dhe të sigurtë të të dhënave përmes një fibre optike lidhëse midis Egjiptit dhe Shqipërisë, duke i dhënë mundësi vendit tonë për një akses në këtë rrugë të re të Mesdheut për një sërë vendesh të Evropës Qendrore. “

Të pranishëm në këtë event ishin edhe ministrja e Infrastrukturës e Energjisë Belinda Balluku si dhe CEO i kompanisë “4iG”  Peter Fekete. Kreu i qeverisë përpos falënderimeve, u shpreh optimist dhe për punën që skuadra shqiptare do bëjë për ta zbatuar këtë projekt.

“Mendoj se nga njëra anë është projekt i mirëseardhur sepse rrit masën e mozaikut të projekteve për ta transformuar Shqipërinë në një vend kampion në rajon për inovacionin, por nga ana tjetër është i rëndësishëm për besimin e sipërmarrjes në terësi. Një besim që rritet vit pas viti  dhe gjen shprehje në këtë rast përmes kompanisë 4 iG që zgjodhi Shqipërinë si pikë referimi për këtë projekt shumë ambicioz. Në pamje të parë, projekti nuk ka shifra marramendëse, por në thelbin  e vet është marramendës për nga impakti dhe vlera që do krijojë. Duke i falënderuar dhe njëherë vendimmarrësit dhe skuadrën e kompanisë si dhe duke patur besim të plotë se pala jonë do jetë në lartësinë e duhur ttë zbatimit të projektit për vënien në funksion të kësaj autostrade, shënon një gur kilometrik në rrugën tonë drejt Shqipërisë 2030.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur FNSH ‘mbërthen’ dhe shtrin përtokë anëtarët e grupit kriminal nga Kosova
Previous article MEGAOPERACION/ Eurojust dhe SPAK godasin rrjetin shqiptar të kokainës në Europë, 83 persona në hetim

s.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT