• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Linja e klandestinëve në Shqipëri/ Ja SKEMA që përdorin trafikantët
Home
Aktualitet
Kronikë

Linja e klandestinëve në Shqipëri/ Ja SKEMA që përdorin trafikantët

12 March, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Kapja e 19 shtetasve sirianë, të cilët po tentonin të kalonin nëpërmjet kufirit të gjelbërt drejt Malit të Zi tregon se në Shqipëri ekzistojnë grupe kriminale që organizojnë trafikun klandestin të shtetasve nga Lindja e Mesme, që vijnë nga Greqia me destinacion final vendet të Bashkimit Europian.
Gjatë dy viteve të fundit janë kapur disa klandestinë, por ajo që bie në sy është që janë arrestuar shoferë dhe barinj si udhërrëfyes dhe në asnjë rast nuk është goditur baza e trafikut.

Top Channel ka mësuar nga burime konfidenciale se grupet e trafikantëve janë në pesë qytete në Shqipëri dhe kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Korça e Gjirokastra konsiderohen nga trafikantët si vende pritëse, më pas qytetet si Shkodra me Muriqanin e Malësia Madhe me Hanin e Hotit janë pikat përcjëllse të klandestinve për në Mal të Zi, ndërsa kryeqyteti mbetet ura lidhëse mes qyteteve të Veriut e Jugut të vendit.

Shuma që paguan çdo klandestin është nga 1500 deri në 2000 euro për të kaluar nga Korça deri në Tuz të Malit të Zi. Si për të hyrë në Shqipëri, ashtu e për të dalë në Mal të Zi, trafikantët përdorin brezin jeshil në zonat kufitare.

Përmasat e kësaj linje trafiku mendohet të jetë më e madhe se sa shifrat që raportohen vetëm kur kapen klandestinët, ndërsa nuk dihet sa mund ta kenë kaluar kufirin shqiptar.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HORRORI/ Përdhunoi për 12 orë 46-vjeçaren greke. Arrestohet pas një viti 25-vjeçari shqiptar
Previous article Candreva për ecurinë e Milanit: Nuk na intereson, Interi ka rrugën e vet

F.autor

Postime të ngjashme

VUANTE DËNIMIN ME BURG NË FIER/ Ndërron jetë 52-vjeçari i shpallur fajtor për vrasje në '97, shkak dyshohet një problem kardiak Aktualitet

VUANTE DËNIMIN ME BURG NË FIER/ Ndërron jetë 52-vjeçari i shpallur fajtor për vrasje në '97, shkak dyshohet një problem kardiak

AKSIDENT I FRIKSHËM NË ELBASAN/ Përplasen dy furgonë, makina e trajleri! Një i plagosur (PAMJET) Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË ELBASAN/ Përplasen dy furgonë, makina e trajleri! Një i plagosur (PAMJET)

“NUK E DI KUSH E VRAU”/ Vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut Aktualitet

“NUK E DI KUSH E VRAU”/ Vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT