• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIHET NË BURG TUTORJA “LORELA”/ Çfarë tha para gjykatës për të miturat që i shfrytëzonte për prostitucion
Home
Aktualitet
Kronikë

LIHET NË BURG TUTORJA “LORELA”/ Çfarë tha para gjykatës për të miturat që i shfrytëzonte për prostitucion

16 January, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Autoritetet në Greqi kanë lënë në burg dy nga tre të akuzuarit për rrjetin e tutorëve me të mitura.

Në burg u la shqiptarja 31-vjeçare Lorela Kapaj dhe një 34-vjeçar, ndërsa detyrim paraqitje u vendos për një 55-vjeçar që akuzohet për veprën penalë marrëdhënie seksuale më të mitur. Sipas raportimeve, tre të pandehurit i kanë mohuar akuzat gjatë dëshmive të tyre.

“Lorela” ka pretenduar se nuk i ka shtyrë vajzat në prostitucion dhe se e kishte këshilluar 17-vjeçaren shqiptare që të bënte pikërisht të kundërtën kur e kishte kuptuar se çfarë po ndodhte. Ajo po ashtu ka pohuar se nuk ka njohur askënd nga të akuzuarit.

Ndërkohë dy të pandehurit meshkuj, kanë deklaruar se ata nuk e dinin që vajzat ishin të mitura, pasi i ishin dukur si 20-vjeçare.

Me pseudonimin “Lorela”, 31-vjeçarja shqiptare e arrestuar për pjesëmarrje në rrjetin e tutorëve të mitur u afrohej vajzave dhe u premtonte shpërblime të mëdha nëse do të bënin seks me burra të pasur.

Viktima kryesore e saj ishte një vajzë 15-vjeçare, së cilës dyshohet se i është afruar miqësisht në vitin 2022. “Lorela” kishte qëllimin kryesor ta shtynte në prostitucion me joshjen e parave.

Personi i dytë nga grupi që i është caktuar masa e paraburgimit është një 34-vjeçar i cili ka qenë shok i Lorelës. 34-vjeçari grek, nga mesi i prillit 2023, ka rënë në kontakt me të miturën e sipërpërmendur dhe një shoqen e saj 17-vjeçare në atë kohë, duke i propozuar që të lehtësojë gjetjen e klientëve të pasur “për takime seksuale me pagesë”. Ai i fotografoi me të brendshme, duke postuar fotot në një faqe pornografike në internet, përmes së cilës u rezervuan të paktën 10 takime romantike, të cilat u kryen në hotele në qendër të Athinës.

Lorela nga Shqipëria, nënë e një djali dhe Elena 25-vjeçare “peshkonin” vajzat nëpër klube, duke i gënjyer me jetën luksoze që bënin vetë: Makina të shtrenjta, veshje firmato dhe pushime në jahte luksoze dhe hotele. Lorela solli në banesën e saj, në Colonos, të miturat, të cilat i “rekrutoi”, megjithatë si në pallatin ku banonte, ashtu edhe në lagjen shfaqej si estetiste, për të justifikuar praninë e shpeshtë të vajzave në shtëpinë e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNA NË FAMILJE/ Gjykata e BE-së: Viktimat do të kualifikohen për status refugjati
Previous article E RRETHUAR ME MURE DY METËR E TELA ME GJEMBA/ Dalin pamjet e vilës 2 katëshe ku dyshohej se ishte fshehur Eljon Hato

s.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT