• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DHUNA NË FAMILJE/ Gjykata e BE-së: Viktimat do të kualifikohen për status refugjati
Home
Nderkombetare

DHUNA NË FAMILJE/ Gjykata e BE-së: Viktimat do të kualifikohen për status refugjati

16 January, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Gratë viktima të dhunës në familje, në shtetet e tyre të origjinës, janë të kualifikuara për statusin e refugjatit, apo për mbrojtje të ngjashme, ka konfirmuar të martën Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

Vendimi garanton mbrojtje ndërkombëtare për gratë që janë subjekte të “dhunës fizike ose mendore” në vendlindje, si dhe për ato që përballen me “rrezik real të vrasjes”.

Vendimi i gjykatës është bërë publik, pas pyetjeve të një gjykate bullgare për rastin e një gruaje turke me origjinë kurde.

Gruaja myslimane, e cila ka aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare në Bullgari, ka thënë se është e frikësuar për jetën e saj, nëse kthehet në Turqi.

Ajo ka thënë se është detyruar të martohet nga familja e saj dhe është rrahur e kërcënuar prej burrit të saj, prej të cilit më vonë është divorcuar.

Gratë kualifikohen për status refugjati kur në vendlindje, për shkak të gjinisë, “i ekspozohen dhunës fizike apo mendore, përfshirë dhunën seksuale dhe dhunën në familje”, është thënë në vendimin e gjykatës.

Nëse nuk kualifikohen për status refugjati, gratë mund të përfitojnë prej një tjetër lloji të mbrojtjes, e cila u mundëson azilkërkuesve që të mbesin në vendin ku kanë aplikuar, por nuk mund të udhëtojnë në ndonjë vend tjetër të Bashkimit Evropian.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A ISHTE BLERTA SHKAKU I NDARJES SË PRINC LEKËS DHE ELIAS? Ish-këshilltari: Ja pse erdhi divorci i tyre
Previous article LIHET NË BURG TUTORJA "LORELA"/ Çfarë tha para gjykatës për të miturat që i shfrytëzonte për prostitucion

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT