• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIHET NË BURG I “FORTI” I SELENICËS/ Pas arratisjes nga burgu në Romë, vinte gjoba ndaj biznesmenëve
Home
Aktualitet
Kronikë

LIHET NË BURG I “FORTI” I SELENICËS/ Pas arratisjes nga burgu në Romë, vinte gjoba ndaj biznesmenëve

31 October, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Dalin detaje të tjera nga hetimi i prokurorisë që çoi në arrestimin e 38-vjeçarit Tesi Basho, i akuzuar për një sërë krimesh në Itali dhe Shqipëri.

“BalkanWeb” mëson se pas arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë në Romë, Tesilvan Basho hyri ilegalisht në Shqipëri dhe nisi aktivitetin kriminal.

Në 2017 ai kërcënoi me jetë një biznesmen të cilit i kërkonte 100 mijë euro. Me ndihmën e vëllait Santilo Basho arriti t’i merrte biznesmenit 20 mijë euro. Mësohet se dy vëllezërit Basho dhe biznesmeni kanë marrëdhënie familjare me njëri-tjetrin.

Takimet mes biznesmenit dhe Bashos u përgjuan ndërsa paratë u fotografuan. Santilo Basho nuk u ndalua pasi prokuroria donte të arrinte tek Tesi Basho që konsiderohej një person shumë i rrezikshëm.

Pas disa aksioneve te dështuara policore më i fundit një muaj më parë policia arrestoi dy vëllezërit. Tesi Basho krahas akuzave të rënda që ka në Itali po hetohet edhe për gjobëvënie ndaj biznesmenit bashkë me vëllain.

Ndaj tyre ishte caktuar masa e sigurisë arrest me burg dhe sot Tesi Basho ka pasur seancën e marrjes në pyetje te të dyshuarit.

Basho ka refuzuar të vinte në seancë dhe procesi vijoi në mungese të tij. Në përfundim të seancës Gjykata e konfirmoi arrestin me burg për 38-vjeçarin.

Tesilvan Basho u arrestua më 16 tetor gjatë operacionit “Selenica”, operacion që u krye nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Forcat Speciale “Renea”, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë.

Gjykata e Torinos/Itali në vitin 2016 e ka dënuar Bashon me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit”.

Më datë 24.01.2008, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzonte ky shtetas për prostitucion.
Në 2016 ai është arratisur nga burgu i Rebibbos në Itali. Basho ishte pjesë e bandës kriminale të “Llanajve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITA E RAMËS NË ITALI/ Ceremoniali i mikpritjes nga Kryeministrit italian, Giuseppe Conte (VIDEO)
Previous article “Më hodhi rrobat nga dritarja dhe…”/ Juristja seksi tregon ç’i punoi i dashuri xheloz: Mu dhimb shpirti

k.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT