• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ligji i ri/ Ja në cilat komuna do të lejohet të përdoret flamuri shqiptar në Mal të Zi
Home
Rajon

Ligji i ri/ Ja në cilat komuna do të lejohet të përdoret flamuri shqiptar në Mal të Zi

29 November, 2017 k.autor Rajon

Flamuri kuqezi do të përdoret edhe në komunat e Malit të Zi ku shqiptarët janë më pak se pesë për qind e popullatës. Kjo falë ligjit të ri për përdorimin e simboleve kombëtare në Mal të Zi, që sipas ekspertëve, eliminon mangësitë e ligjit të mëparshëm, njofton ‘Zëri i Amerikës’. Me anë të këtij ligji, përveç në Tuz dhe Ulqin, shqiptarët do të kenë të drejtë të valojnë flamurin kuqezi edhe në Tivar, Plavë, Guci dhe Rozhajë.

Ligji i ri për përdorimin e simboleve kombëtare në Mal të Zi, siç thonë ekspertët, eliminon mangësitë e ligjit të mëparshëm, që shpesh herë shkaktonte keqinterpretime të formave të ndryshme. Ligji i ri për herë të parë mundëson që simbolet kombëtare të përdorën edhe në ato zona ku pjesmarrja e pakicave është në nivelin 5 për qind.

Drejtori gjeneral në Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Leon Gjokaj për ‘Zërin e Amerikës’ tha se me këtë ligj është bërë një hap i madh përpara për sa i përket ruajtjes dhe shpalosjes së identitetit të popujve pakicë në të gjitha ato komuna ku përbëjnë shumicën, gjegjësisht edhe në ato komuna ku pakica përbën një përqindje të konsiderueshme e cila është përkthyer si në rastin e përdorimit zyrtarë të gjuhës në një 5 për qind.

Përdorimi i lirë i simboleve kombëtare nuk do jetë vetëm në Tuz dhe Ulqin, simbolet kombëtare do të përdorën për festa shtetërore dhe kombëtare edhe në Tivar, Rozhajë, Plavë dhe Guci. Gjokaj thotë se, sa i përket përdorimit privat të flamurit kombëtar qoftë në shtëpi apo në ndonjë evenimet tjetër privat, ai mund të përdorët fare lirshëm. Ndërsa sa i përket institucioneve shtetërore po ashtu është bërë një hap i madh përpara, pasi që me ligjin e vjetër përdorimi i flamurit ishte i kufizuar, kurse sot, në të gjitha institucionet publike në komunat e lartë përmendura, përdorimi i simboleve kombëtare të pakicave do të jetë i lirë por edhe i obliguar krahas simboleve shtetërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trafikimi i 1.6 ton kanabis/ Shqiptari: Më morën për "hamall", nuk kam lidhje me drogën
Previous article Këto ushqime edhe mund të shërojnë, por edhe mund të të shkaktojnë kancer

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT