• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIGJI PËR STATUSIN E USHTARAKUT/ Vengu: Në 4-vjeçarin e ardhshëm do të rrisim pagat sipas standardeve të NATO-s
Home
Politikë

LIGJI PËR STATUSIN E USHTARAKUT/ Vengu: Në 4-vjeçarin e ardhshëm do të rrisim pagat sipas standardeve të NATO-s

25 March, 2025 s.autor Politikë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në takimin që u zhvillua sot në Tiranë, për konsultim publik, me përfaqësues nga shoqatat e ish-ushtarakëve, për Ligjin e statusit të ushtarakut, vlerësoi me shumë rëndësi gjithpërfshirjen e të gjithë aktorëve të këtij sektori, në procesin e ndryshimeve ligjore për statusin e ushtarakut.

Nga 15 deri në 25 paga shpërblim do të marrin ushtarakët aktivë që ndërpresin punën për arsye të ndryshme, nëse miratohet projektligji i hedhur tashmë në konsultim publik, për statusin e ushtarakëve. Ushtarët dhe detarët marrin deri në 15 paga, nënoficerët 20 paga dhe oficerët deri në 25 paga.

“Kur vjen puna te rritja e kapaciteteve, modernizimin e forcave dhe industria ushtarake, të gjitha këto kapacitete nuk mund të realizohen me sukses nëse nuk investojmë të kapitali njerëzor.

Ne synojmë të krijojmë instrumente që i bëjnë të rinjtë të rrisin interesin për FA. Përmes ndryshimeve ligjore synojmë mbështetjen financiare për ushtarakët gjatë ushtrimit të detyrës, mbështetjen financiare dhe sociale për familjet e ushtarakëve dhe mbështetje për ushtarakët pas përfundimit të karrierës së tyre”, u shpreh Pirro Vengu.

Më tej Vengu tha se ata synojnë ta bëjnë FA më tërheqëse për të rinjtë, teksa shtoi se pagat për 4 vitet e ardhshme do të jenë sipas standardeve të NATO-s.

“Krahasuar me 10 vite më parë ne kemi pesëfishuar rekrutimet. Në Akademinë FA kemi 1100 aplikime për 100 të rekrutuar. Jemi në një situatë më të mirë. Gjithashtu pagat janë rritur ndjeshëm. Kishim pagat më të ulëta në Rajon tani kemi pagat më të larta në Rajon dhe synimi është që për 4-vjeçarin e ardhshëm të rrisim pagat sipas standardeve të NATO-s”, nënvizoi Vengu teksa shtoi se është një rritje ambicioze

Vengu tha se gjithashtu se përmes ndryshimeve ligjore ata duan të rrisin mbështetjen për ata ushtarakë në rezervë dhe në lirim.

“Për ata që dalin në rezervë dhe lirim ju kërkoj në mënyrë shumë koncize, na jepni kritikat tuaja për ndonjë element që nuk ju pëlqen, por edhe ndonjë element që ju ka pëlqyer edhe e vlerësoni, i pranojmë edhe falënderimet”, tha Vengu.

Shqetësimi që parashtruan përfaqësuesit e ushtarakëve ishin të shumta që nga trajtimi mjekësor, strehimi dhe krijimi i shtëpive të oficerëve.

“Projekt për një shtëpi oficerësh, disa ambiente dinjitoze ku ju mund të keni një program ditor. do ta kemi në 12 qarqet. Sivjet do prodhohet dokumenti i identifikimit ushtarak. Ligji i ri sqaron mënyrën sesi kalohet në akte ligjore që japin benefitet”, shtoi ai.

Në draft, parashikohet që përveç kredisë për strehim, ushtarakëve t’u jepet në përdorim edhe banesë në objektet e ndërtuara për qëllime strehimi nga Ministria e Mbrojtjes. Gjithashtu, parashikohet që ushtaraku i dërguar për stërvitje, trajnim dhe kurse jashtë vendit, përveç trajtimit financiar, përfiton dietë ditore për mbulimin e shpenzimeve vetjake. Nga ana tjetër, fëmijëve të ushtarakëve të rënë në detyrë shteti u jep bursë të plotë nëse fitojnë të drejtën për studime të larta në institucione publike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Rrjedhja e informacionit për sulmet në Jemen, demokratët kërkojnë hetim: Pamaturia nga administrata Trump...
Previous article PLAGOSJA NË KAMËZ/ Policia identifikon dy autorët, shpallen në kërkim

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT