• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIGJI PËR SHËRBIMIN VULLNETAR TË ZJARRFIKËSEVE/ Shqipëria merr përvojën e Austrisë
Home
Sociale

LIGJI PËR SHËRBIMIN VULLNETAR TË ZJARRFIKËSEVE/ Shqipëria merr përvojën e Austrisë

26 January, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Tirana do të jetë qyteti i parë në Shqipëri që pritet të pilotojë Shërbimin Vullnetar të Zjarrfikësve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Presidentin e shoqatës Austri-Shqipëri, Wolfgang Grossruck, si dhe një grup ekspertësh për të ndihmuar jo vetëm në hartimin e një legjislacioni që mbështet shërbimin vullnetar të zjarrfikësve dhe në zbatimin e tij.

“Mendoj se është e domosdoshme, jo vetëm për sigurinë dhe luftën kundër zjarrit, por gjithashtu edhe për shoqërinë civile. Ne do të bëjmë më të mirën tonë, si dhe shpresojmë dhe jemi të bindur që do të na mbështesni me gjithë forcën tuaj. I uroj qytetarët e Tiranës, kam qenë këtu 25 vjet më parë dhe qyteti është zhvilluar në mënyrë të jashtëzakonshme. Ju uroj më të mirën për të ardhmen”, tha Grossruck, ish-kryetar bashkie dhe një politikan karriere.

Kryebashkiaku Veliaj tha se ngjarje si tërmeti treguan edhe njëherë domosdoshmërinë për të planifikuar masat që duhen marrë në raste të fatkeqësisë.

“Kur bie tërmet apo kur kemi një fatkeqësi të gjithë themi: Ku janë zjarrfikëset? Ku janë uniformat? Çështja është, po në ditët kur nuk ka tërmet? Na duhet të planifikojmë për ditën e fatkeqësisë.  Një nga propozimet ka qenë Shërbimi Vullnetar i Zjarrfikësve, që do ta pilotojmë në Tiranë dhe shumë shpejt do të kemi edhe legjislacionin që mbështet shërbimin vullnetar, ashtu siç bëhet në Austri, ku patjetër që në zonat urbane është shërbimi publik i zjarrfikëses, por ama në zonat rurale, në zonat e largëta, aty ku kemi djegie masive në verë, patjetër që shërbimi vullnetar, i përbërë nga banorët e atyre zonave, është shumë më afër territorit dhe me pak mjete e shumë kurajo, mund të shërbejë përpara se mjetet të vijnë nga Tirana”, shpjegoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë sqaroi se disa nga propozimet lidhen për ta mbështetur këtë projekt jo vetëm në hartimin e legjislacionit, por edhe financiarisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTOI T'I ARRATISEJ POLICISË NË KORÇË/ Arrestohet mashtruesi i rrezikshëm, i gjendet në "Benz"... Kush është 31-vjeçari (EMRI)
Previous article ZBULOHET MONEDHA E RE BREXIT/ Kancelari i Thesarit: Javën që vjen do të dalin 3 milionë

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT