• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTOI T’I ARRATISEJ POLICISË NË KORÇË/ Arrestohet mashtruesi i rrezikshëm, i gjendet në “Benz”… Kush është 31-vjeçari (EMRI)
Home
Breaking News

TENTOI T’I ARRATISEJ POLICISË NË KORÇË/ Arrestohet mashtruesi i rrezikshëm, i gjendet në “Benz”… Kush është 31-vjeçari (EMRI)

26 January, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Korçës ka arrestuar një mashtrues të rrezikshë, të shpallur në kërkim nga policitë e disa qarqeve në vend, madje edhe në Kosovë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se ka rënë në pranga 31-vjeçari Liridon Salihi, i cili në momentin që ka pikasur policinë, ka tentuar të largohet, duke kundërshtuar urdhrin e uniformave blu, por është neutralizuar dhe ndaluar në kohë.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Policia e Korçës, në bashkëpunim me DVP Fier, finalizon operacionin policor të koduar “Koordinimi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim nga disa Drejtori Vendore të Policisë në qarqe.

I ndaluari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e mashtrimeve, i kërkuar në Vlorë, Fier, Tiranë e Elbasan, për veprën penale “Mashtrimi”.

Gjatë operacionit 31-vjeçari, tentoi t’i largohet Policisë duke kundërshtuar urdhrin e punonjësve, por u neutralizua dhe ndalua.

Sekuestrohen dokumente të dyshuara si të falsifikuara, si edhe armë të ftohta pa leje, që ky shtetas i posedonte.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policise Korçë, në bashkëpunim me DVP Fier e Vlorë finalizuan operacionin policor të koduar “Koordinimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

• L. S., 31 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë (i dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi”).

Shtetasi i mësipërm rezulton i shpallur në kërkim në qarqet Vlorë, Elbasan, Tiranë e Fier, për veprën penale “Mashtrimi” si më poshtë:

– Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burg, pasi nëpërmjet mashtrimit që u ka bërë dy personave (në kohë të ndryshme) dyshohet se ka përfituar një shumë mbi 10000 euro.

– Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën “Mashtrimi, kryer në bashkëpunim”.

– Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, pasi ky shtetas në disa raste ka përfituar me anë të mashtrimit shuma parash duke shituar mjete të marra me qira.

– Po ndaj këtij shtetasi po zhvillohen hetime edhe nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP-Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë, pasi ky shtetas, me anë të mashtrimit ka përfituar nga një shtetas në Levan të Fierit, një shumë prej 850.000 lekësh.

Shtetasi L. S., në momentin kur shërbimet e Policisë në lagjen nr. 9, i kanë kërkuar të ndalonte, nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet me mjetin tip “Benz”, por u neutralizua dhe u vu në pranga.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, iu gjet 1 kartë identiteti shqiptare e dyshuar si e falsifikuar, si dhe në mjet iu gjet 1 thikë dhe 1 sopatë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA NË ITALI/ Kush është 45-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në Romë (DETAJET+EMRI)
Previous article LIGJI PËR SHËRBIMIN VULLNETAR TË ZJARRFIKËSEVE/ Shqipëria merr përvojën e Austrisë

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT