• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIGJI PËR KUJDESIN ALTERNATIV/ Ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje
Home
Uncategorized

LIGJI PËR KUJDESIN ALTERNATIV/ Ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

4 April, 2026 s.autor Politikë, Uncategorized

Nis zbatimi i Ligjit të ri “Për Kujdesin Alternativ në Familje”, një nga nismat më të rëndësishme të qeverisë shqiptare që vendos në qendër fëmijët dhe familjen, në kuadër të reformës së deinstitucionalizimit dhe përmbushjes së një prej kushteve të ndërmjetme në fushën e të drejtave themelore, si pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë bashkëbisedimit me familjet kujdestare në Shkodër, vlerësoi rolin e tyre në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe mbështetës për fëmijët pa kujdes prindëror, ndërsa theksoi rolin kyç të ligjit të ri në fuqizimin e kujdesit alternativ.

“Çdo fëmijë meriton të rritet në një familje. Ligji i Kujdesit Alternativ është hartuar dhe po zbatohet në përputhje me standardet e Bashkimit Europian. Në qendër të tij është mbrojtja, rritja dhe zhvillimi i fëmijëve pa kujdes prindëror. Synimi kryesor është parandalimi i braktisjes së fëmijëve, si dhe mbështetja financiare dhe sociale e familjeve kujdestare. Nga Shkodra dua të falënderoj nga zemra të gjitha familjet që janë bërë pjesë e këtij programi kaq të rëndësishëm, si dhe stafin dhe partnerët tanë, Bashkimin Europian dhe UNICEF, për mbështetjen në hartimin dhe zbatimin e këtij ligji”, u shpreh ministrja Sala.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, theksoi mbështetjen e pushtetit vendor për këtë reformë të rëndësishme sociale.

“Shkodra ka tre nga institucionet kombëtare të kujdesit dhe ne si bashki kemi qenë dhe do të vijojmë të jemi në mbështetje të plotë të tyre. Jemi mirënjohës për këtë ligj dhe shumë të kënaqur që nisja e zbatimit të tij po bëhet pikërisht nga Shkodra”, u shpreh ai.

Nga ana e saj, përfaqësuesja e UNICEF vlerësoi angazhimin dhe bashkëpunimin e nivelit qendror dhe atij vendor për transformimin e sistemit të kujdesit ndaj fëmijëve, duke theksuar rëndësinë e kalimit nga kujdesi institucional drejt kujdesit në familje dhe në komunitet.

Gjatë takimit, disa prej familjeve kujdestare ndanë eksperiencat e tyre, duke dëshmuar ndikimin pozitiv që kjo nismë ka në jetën e fëmijëve dhe rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për këtë model kujdesi.

Në nivel kombëtar, aktualisht janë rreth 400 familje kujdestare, përfshirë edhe familjet e rrethit familjar. Ndërkohë, po punohet për zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të familjeve kujdestare pa lidhje gjaku, ku aktualisht numërohen rreth 15 të tilla në të gjithë vendin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIKONIN KOKAINË DHE KANABIS/ Arrestohen 2 persona në Elbasan. Sekuestrohen drogë, celularë dhe një shumë parash
Previous article "ISHIM ATJE PËR TË PARË PERËNDIMIN E DIELLIT"/ 12-vjeçari humbi jetën në çatinë e një pallati. Media italiane: Dyshime rreth vdekjes së Louisit të vogël (HETIMET)

s.autor

Postime të ngjashme

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore

RAMA MBLEDH KABINETIN QEVERITAR TË PREMTEN TE PALLATI I BRIGADAVE/ Zbardhet AGJENDA e takimit Breaking News

RAMA MBLEDH KABINETIN QEVERITAR TË PREMTEN TE PALLATI I BRIGADAVE/ Zbardhet AGJENDA e takimit

“FLAMINGOT MË KANË BËRË TË MENDOJ THELLË”/  Rama nuk heq dorë nga Paketa e Maleve: Do të jetë histori suksesi Politikë

“FLAMINGOT MË KANË BËRË TË MENDOJ THELLË”/ Rama nuk heq dorë nga Paketa e Maleve: Do të jetë histori suksesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT