Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbështetur vendimin e qeverisë për ndalimin e pikave të basteve dhe kazinove elektronike.
Në një status në Twitter, Veliaj shkruan se ky është një nga vendimet më fisnike e më të guximshme të qeverisë Rama.
Sipas tij kjo e mirë shkon në dobi të familjeve shqiptare. “Mezi pres Janarin 2019 e @BashkiaTirane pa baste,” shkruan Veliaj.
Statusi i plotë
Qeverisja e @ediramaal i ka sjelle sh te mira ketij vendi e me mire se une per kete do flase historia! Ama ndalimi me ligj i pikave te basteve e kazinove, eshte vendimi me fisnik e i guximshem ne dobi te familjeve shqiptare! Mezi pres Janarin 2019 e @BashkiaTirane pa baste 👏🌹🗳