• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIGJI I RI/ Të dënuarit që përfitojnë nga amnistia, kriteret dhe kush përjashtohet
Home
Sociale

LIGJI I RI/ Të dënuarit që përfitojnë nga amnistia, kriteret dhe kush përjashtohet

1 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Dy vjet nga amnistia e fundit në burgje, ku përfituan më shumë se 700 të dënuar, edhe këtë vit po përgatitet një ligj që parashikon të lirojë nga qelitë të paktën 600 të dënuar.

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur një draft, që, sipas burimeve, është thuajse i ngjashëm me atë të fundvitit 2016, të cilin e ka dërguar për mendim në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Ministrinë e Brendshme. Më pas, pritet që projektligji të kalojë në Parlament për votim, në mënyrë që në prag të festave të lirohen të gjitha ata që do të përmbushin kriteret e përcaktuara.

 

Vitin e kaluar nuk pati ligj për amnisti, pasi me një arsyetim të atëhershëm të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ishte vonë për përgatitjen e projektligjit. Ndërsa, ashtu siç kishte paralajmëruar vitin e kaluar Gjonaj, në amnistinë e këtij viti është propozuar që të mos përfitojnë autorët e dhunës në familje. Viti 2016 ishte i vetmi vit pas më shumë se 10 vitesh, që nuk ndodhte një amnisti për të dënuarit.

 

KUSH PERFITON

Nga projektligji i amnistisë do të përfitojnë të gjithë qytetarët e burgosur apo që janë në proces gjyqësor për veprat penale të konsideruara të lehta, që parashikojnë maksimumi deri në 3 vite burgim. Edhe personat që janë arrestuar, apo është dhënë dënim i formës që prerë deri në datën kur hyn në fuqi ligji, do të përfitojnë. Ndërsa ata që janë në proces gjykimi, akuzat ndaj tyre pushohen në gjendjen që janë.

Burimet thanë, se deri në këtë fazë të përgatitjes së draftit parashikohet të amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet. Gjithashtu edhe personat e dënuar femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, janë baras ose mbi moshën 55 vjeç, si dhe personat e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç. Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre që janë dënuar për vepra penale, të konsideruara të rënda, me përjashtim të përsëritësve.

ATA QE NUK PERFITOJNE

Nuk do të përfitojnë nga amnistia të dënuarit me burgim të përjetshëm, ata për dhunë në familje, për korrupsion, etj.. Gjithashtu, nuk përfitojnë të dënuarit apo ata që janë në proces për krime kundër njerëzimit, të parashikuara në nenet 73, 74, 74/a e 75 të Kodit Penal. Personat e dënuar apo në proces për krime kundër jetës, të kryera me dashje, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81, 82, 83/ a, 83/b e 84/a, të Kodit Penal, si dhe në nenin 77, të Kodit Penal Ushtarak.

Ata që akuzohen për vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit, të parashikuara në nenet 86, 87, 88, 89/a e 99, të Kodit Penal, si dhe krime seksuale, vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, të parashikuara në nenin 114 dhe në paragrafin e dytë dhe të tretë, të nenit 117, të Kodit Penal. Ashtu si në ligjin për amnistinë e vitit 2016, parashikohet të mos përfitojnë nga amnistia personat e akuzuar për vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 124, paragrafin e dytë e të tretë, të nenit 124/b, në nenet 128/a,128/b, 129 e 130/a, të Kodit Penal; vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike; vepra penale kundër falsifikimit të monedhave dhe letrave me vlerë; vepra penale kundër falsifikimit të dokumenteve; vepra penale kundër mjedisit; krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues; krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera; vepra me qëllime terroriste; krime kundër autoritetit të shtetit; vepra penale kundër drejtësisë; vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve; vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale, të parashikuara në nenet 333, 333/a dhe 334, të Kodit Penal; Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat, të cilët i janë shmangur drejtësisë, qofshin këta shtetas që i janë shmangur autoritetit të ndjekjes penale apo të dënuar që i janë shmangur ekzekutimit të vendimit të dhënë, deri në datën 25.12.2016; Nuk përfitojnë nga kjo amnisti përsëritësit e së njëjtës vepër penale.

1. Amnistohen personat e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ, për dënime të dhëna deri në datën kur hyn në fuqi ligji.
2. Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet.
3. Amnistohen personat e dënuar femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, janë baras ose mbi moshën 55 vjeç.
4. Amnistohen personat e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç.
5. Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre që janë dënuar për vepra penale, të konsideruara të rënda.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIKANTJA ITALIANE KAPET NË DURRËS/ Sa vite rrezikon 39 vjeçarja. Vidhte automjete...
Previous article RUBEN AVXHIU/ Lamtumirë një amerikani të madh, që i dha Millosheviçit ultimatum për Kosovën

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT