• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIGJI I RI/ Ja si ndryshon siguracioni i makinave
Home
Sociale

LIGJI I RI/ Ja si ndryshon siguracioni i makinave

27 June, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Sistemi “bonusmalus” nuk do të jetë i detyrueshëm por do t’u lihet në dorë kompanive të sigurimit nëse duan ta përfshijnë, apo jo. Pas një kohe të gjatë diskutimesh dhe variantesh të propozuara, qeveria duket se është tërhequr nga vendosja me detyrim e këtij sistemi, mbi bazën e të cilit diktohen primet e sigurimit të automjeteve.Në draftin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” përcaktohet që sistemi “bonusmalus” mund të aplikohet, por kjo lihet në vullnetin e lirë të kompanive të sigurimit.

“Shoqëria e sigurimit mund të përfshijë sistemin ‘bonusmalus’ në përcaktimin e tarifave të primeve të sigurimit të përgjegjësisë së të siguruarit për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti motorik, me përjashtim të policës kufitare dhe kartonit jeshil”, thuhet në pikën 8 të nenit 7.SISTEMI “BONUSMALUS”

Sistemi “bonus-malus”, sipas ligjit të ri, është sistemi për përcaktimin e nivelit të primit të sigurimit të detyrueshëm motorik, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit.

“Mundësia për aplikimin e tarifimi me bazë risku nënkupton: rritjen e përgjegjësisë së drejtuesve të automjeteve: ata që shkaktojnë aksidente duhet të paguajnë një prim më të lartë; çmime të ndryshme për risqe të ndryshme; drejtuesit e automjeteve që kanë makina me motorë të një shkallë më të vogël duhet të paguajnë prime më të ulëta krahasuar me ata që kanë makina me motorë të fuqishëm etj.”, vihet në dukje në relacionin që shoqëron draftin.

Pra, qëllimi i sanksionimit të këtij sistemi është nxitja e drejtuesve të mjeteve që të jenë më të përgjegjshëm, duke ndikuar në këtë mënyrë në uljen e numrit të aksidenteve. Por lënia e tij në vullnetin e kompanive të sigurimit nuk është garanci për implementimin e tij, sa kohë vetë kompanitë kanë ndryshuar qëndrim, duke kërkuar që të mos aplikohet.

PËR DËMET

Në nenin 25 të projektligjit është përfshirë kufiri minimal i përgjegjësisë si për demin pasuror, ashtu dhe për dëmin jopasuror. Për çdo person të dëmtuar në aksident, Ministria e Financave në projektligj kufirin e përgjegjësisë e ka caktuar 22 milionë lekë, pothuajse dyfish më pak nga varianti i parashtruar më herët nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Gjithashtu, për dëmet e shkaktuara nga një ngjarje sigurimi, kufiri minimal i përgjegjësisë për çdo mjet do të jetë 55 milionë lekë dhe në rastin e autobusëve dhe kamionëve, kufiri i dëmit do të jetë 150 milionë lekë. Në ligjin e ri është përcaktuar që për dëmet deri në 30 mijë lekë palët kanë të drejtën e zgjidhjes me marrëveshje mes tyre.

“Sipas nenit 14, Raporti Europian i Aksidenteve është formulari që së bashku me policën e sigurimit i dorëzohet të siguruarit nga shoqëria e sigurimit. Drejtuesit e mjeteve të përfshira në një aksident rrugor, për dëmet materiale në vlerë deri në 30.000 lekë, nëse bien dakord, duhet të plotësojnë, të nënshkruajnë dhe të shkëmbejnë Raportin Europian të Aksidenteve, i cili vërteton se ngjarja(aksidenti) ka ndodhur sipas rrethanave, modaliteteve dhe pasojave të pasqyruara në formular. Në lidhje me të gjitha dëmet në vlerë mbi 30.000 lekë, drejtuesit e mjeteve të përfshirë në një aksident rrugor duhet të marrin procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore”, thuhet në relacion.

Ndërkohë, nëse nuk bien dakord, duhet të marrin procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHËNOI DHE ASISTOI NË FITOREN E BAYERN/ Muller thyen rekordin e De Bruyne
Previous article ËSHTË ZYRTARE/ Arjen Robben i rikthehet futbollit, firmos me ekipin e shtëpisë

F.autor

Postime të ngjashme

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te… Aktualitet

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te…

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit Aktualitet

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT