• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIDHJET E KRIMIT/ “Infermieria” e takoi Behar Bajrin në paraburgim në Holandë: Ja porosia që i dha
Home
Breaking News

LIDHJET E KRIMIT/ “Infermieria” e takoi Behar Bajrin në paraburgim në Holandë: Ja porosia që i dha

23 November, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Jorida Murati, 32- vjeçarja që u arrestua dy ditë më parë nga Policia, e dyshuar si pjesë e grupit “Bajri”, paguhej fiktivisht në Spitalin e Shkodrës, ku ishte punësuar me “porosi” të mikut të saj, Behar Bajrit.

 

Punësimi i saj ishte një ndër porositë, që ai ia la të shënuara në një letër gjatë një takimi afro 3-orësh që Murati zhvilloi me Bajrin, kur ai mbahej në paraburgim në Holandë para se të ekstradohej. Ishte pikërisht ky takim në burg, që solli zhvillime në hetimet ndaj grupit “Bajri”, për të cilët tashmë është shtuar edhe një akuzë, madje janë dhënë edhe 10 masa të tjera sigurie.

Në njoftimin zyrtar, Policia tha se 32-vjeçarja Murati është arrestuar, pasi dyshohet për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe gjatë operacionit të së enjtes për ekzekutimin e masave të sigurisë, Policia ka ushtruar kontroll në banesën e saj ku ka gjetur një shumë prej 9 mijë eurosh.

HETIMI

Sipas burimeve nga Policia, hetimet për përfshirjen e “infermieres” në grupin “Bajri” nisën pas një takimi mes saj dhe Behar Bajrit, në Holandë, kur ai mbahej në paraburgim derisa u ekstradua në Shqipëri në fund të muajit korrik.

Të njëjtat burime thanë se pas informacioneve të marra nga autoritetet holandeze, Policia shqiptare ka mësuar se 32- vjeçarja Jorida Murati është takuar me Behar Bajrin në burg në një vizitë si e afërme e tij. Mes tyre ka pasur një takim që ka zgjatur afro 3 orë dhe nga përgjimi janë zbuluar të dhëna për hetimet. Dyshohet se Bajri i ka dhënë një letër me porosi, të cilat më pas Murati i ka zbatuar kur është kthyer në Shqipëri.

Sipas Policisë, drejtuesi i grupit, Behar Bajri, ushtronte ndikim të paligjshëm në Spitalin Rajonal Shkodër, me qëllim që shtetasja Jorida Murati, të punësohej formalisht si infermiere në këtë spital dhe në të njëjtën kohë përfitonte nga kreditimi i pagës. Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas dhe 8 të tjerë, në bashkëpunimin dhe me njëri-tjetrin, kanë përfituar shuma parash nëpërmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve.

AKUZAT E REJA

Policia e Shtetit tha të enjten se në vazhdim të operacionit të koduar “Oaz”, i cili u finalizua në shtator të vitit të kaluar, janë dokumentuar vepra të tjera penale në ngarkim të grupit të strukturuar kriminal “Bajri”. Gjykata ka dhënë 10 masa të reja sigurie në ngarkim të pjesëtarëve të grupit kriminal, për 9 prej tyre janë ekzekutuar masat, ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim.

“Në vijim të operacionit ‘OAZ’, gjatë hetimeve të kryera nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, në koordinim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në ngarkim të grupit kriminal ‘Bajri’, u arrit të dokumentoheshin edhe vepra të tjera penale, të kryera nga pjesëtarët e këtij grupi. Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara nga Policia, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar 10 masa të reja sigurie në kuadër të anëtarëve dhe lidhjeve të grupit kriminal ‘Bajri’”, tha Policia.

ME MASË “ARREST NË BURG”

  1. Behar Brajoviq (Bajri)
  2. Safet Rustemi (Bajri)
  3. Ilir Rustemi (Bajri)
  4. Asmer Bilali

ME MASË “ARREST NË SHTËPI”

  1. Senad Halluni, shef shërbimesh te materniteti pranë Spitalit Rajonal Shkodër
  2. Florine Hoxha, kryeinfermiere pranë repartit obstetrik te materniteti pranë Spitalit Rajonal Shkodër
  3. Mira Nikaj, përgjegjëse finance në Spitalin Rajonal Shkodër
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO MË SHKATËRRON"/ Rita Ora tregon situatën e keqe që po kalon: E urrej...
Previous article PSG GATI PËR TË "RRËMBYER" RONALDON? Super pagë dhe 100 mln euro për Juventusin plus...

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT