• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIDHJA QË NISI NË “FACEBOOK”/ I riu shqiptar akuzohet se mashtroi, prostituoi dhe rrahu me zinxhirë një vajzë greke
Home
Aktualitet
Kronikë

LIDHJA QË NISI NË “FACEBOOK”/ I riu shqiptar akuzohet se mashtroi, prostituoi dhe rrahu me zinxhirë një vajzë greke

20 April, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në Greqi, një 28-vjeçare greke e komunitetit rom, thotë se është rrëmbyer dhe shfrytëzuar seksualisht nga një 28-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave greke, ngjarja e pretenduat ka ndodhur kur 28-vjeçari shqiptar, sipas kallëzimit, i është afruar të resë përmes Facebook dhe i ka ofruar të punonte si kamariere në një bar.

Vajza e pranoi propozimin dhe kështu nisi njohja e tyre. Shqiptari u takua me vajzën dhe si fillim i tha se kishte ndërmend ta ndihmonte për të dalë nga situata e vështirë në të cilën ndodhej.

Më pas, duke përfituar nga pozita e saj e pambrojtur, e çoi në një apartament në Athinë ku qëndronte në mënyrë klandestine dhe që andej e detyroi me forcë që të punonte në një bordello, duke i mbajtur të gjitha të ardhurat, thuhet në dosjen hetimore që bazohet tek denoncimi i të resë rome.

E reja tha se ka pësuar shumë plagë në trup të shkaktuara nga goditje të forta me zinxhirë.

Në lidhje me këtë rast janë arrestuar dhe akuzuar edhe dy persona të tjerë, një 40-vjeçar dhe një 61-vjeçar. Ky i fundit është personi që i kishte dhënë banesën në të cilën ishte mbajtur vajza.

Ndërsa 40-vjeçari është punonjës në një lokal ku punonte vajza, por mohon se e dinte saktësisht se çfarë po ndodhte.

Policia tha se 28-vjeçari shqiptar i arrestuar është i dyshuar të ketë qenë i përfshirë në krime të mëparshme, por asgjë e provuar. Ai ishte hetuar në 2020 pasi në Pire u qëllua një person, por nuk pati prova autorësie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO E BËJ VARËSE..."/ Kush i dhuroi monedhë floriri Monika Lubonjës për ditëlindje
Previous article E TRISHTË/ Po kthehej nga Italia në vendlindje, humb jetën tragjikisht e reja shqiptare

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT