Një 55-vjeçar në Greqi, i njohur si një nga bosët e mafies në shtetin helen është ekzekutuar me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Dervenochoria, ku Giannis Skaftourou kishte shkuar me familjen për të festuar Pashkët.
Skaftourou ka qenë një person, i cili gjithmonë e ka ndjerë rrezikun e kërcënimeve, ndaj udhëtonte shumë rrallë.
Sipas informacioneve të para, autorët ishin katër persona që lëviznin me dy motoçikleta. Ata janë ndalur pranë shtëpisë dhe dy prej tyre të veshur me helmeta kanë hyrë në oborrin e shtëpisë ku ndodhej Skaftouros dhe në sy të familjes e kanë qëlluar disa herë me kallashnikov.
Nga plumbat mbeti i vdekur 55-vjeçari, ndërsa vajza e tij 22 vjeçe dhe vjehrri i tij u plagosën dhe u transportuan në spital.
Giannis Skaftouros ka qenë i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale, vrasje apo rrëmbim. Emri i tij ishte përfshirë në procese gjyqësore me drejtues bandash, për shantazh, zjarrvënie dhe vepra të tjera të rënda.
Në verën e vitit 2018, teksa ndodhej në burgun e Korydallos, ai u sulmua me thikë nga anëtarë të mafias shqiptare, raporton Protothema.
Hetimet dhe kërkimet për autorët e atentatit janë në vazhdim, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë.


