Policia e Tiranë reagon për grabitjen e familjes në fshatin Qinam, gjatë natës së kaluar, ku autorët lidhën dhe terrorizuan familjarët.
Policia thekson se 3 persona ende të paidentifikuar kanë marrë nga banesa e shtetasit B. Z. një humë prej 40mijë lekësh.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.04.2020, rreth orës 23:50, në fshatin Qinam, 3 persona ende të paidentifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e armës, duke lidhur familjarët, kanë vjedhur banesën e shtetasit B.Z, ku kanë marrë një shumë prej 40mijë lekësh.
Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
(BalkanWeb)


