4 punonjëse fasonerie në Tiranë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Shëndetësisë, teksa njofton se 1 biznes fason në kryeqytet është mbyllur.
“4 persona me COVID-19 që kanë punuar në fasoneri në Tiranë. ISHSH ka bërë kontrolle dhe është mbyllur një fasoneri në Tiranë. Në Krujë 4 raste, që kanë lidhje me fasoneritë e këtij qyteti”, njofton Daja.


