• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIDERËT E NATO-s NË TIRANË/ Qeveria ngre Task-Forcën kombëtare për organizimin e Samitit të 2027-ës
Home
Politikë

LIDERËT E NATO-s NË TIRANË/ Qeveria ngre Task-Forcën kombëtare për organizimin e Samitit të 2027-ës

12 December, 2025 s.autor Politikë

Qeveria ka miratuar ngritjen e një Task-Force kombëtare dhe një Skuadre të veçantë organizimi për përgatitjen e Samitit të NATO-s që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027. Task-Forca do të drejtohet nga Kryeministri, ndërsa në mungesë të tij nga Koordinatori Kombëtar.Struktura e re përfshin ministrat kryesorë, drejtues të institucioneve të sigurisë, përfaqësues të Kryeministrisë dhe sekretarë të përgjithshëm të ministrive të lidhura me logjistikën, sigurinë, financat, turizmin, shëndetin dhe infrastrukturën.

Task-Forca do të vendosë për detyrat, agjendën, masat e sigurisë dhe buxhetin e Samitit, si dhe do të përgatisë planin e plotë të veprimit për zhvillimin e tij.

Nën të do të funksionojë edhe Skuadra Kombëtare e Organizimit, e cila do të merret me detajet teknike: sigurinë e delegacioneve, vendet e aktiviteteve, transportin, akomodimin, mbulimin mediatik dhe sigurinë kibernetike. Në këtë skuadër bëjnë pjesë policia, ushtria, Garda, SHISH, strukturat e IT-së, aviacioni civil, ARRSH, Bashkia Tiranë dhe disa agjenci shtetërore.

Të dy strukturat do të raportojnë periodikisht tek Kryeministri dhe Këshilli i Ministrave mbi ecurinë e përgatitjeve.

VKM:

NGRITJEN E TASK-FORCËS DHE TË SKUADRËS KOMBËTARE TË ORGANIZIMIT PËR SAMITIN E NATO-S, TIRANË, 2027

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ngritjen e Task-Forcës – Host Nation Task Force (HNTF) dhe të Skuadrës Kombëtare të Organizimit për Samitin e NATO-s, Tiranë, 2027.

2. Task-Forca kryesohet nga Kryeministri dhe, në mungesë të tij, nga Koordinatori Kombëtar për organizimin e samitit, i emëruar me urdhër të Kryeministrit. Task-Forca ka në përbërje këta anëtarë:

a) Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme;
b) Ministrin e Mbrojtjes;
c) Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor;
ç) Përfaqësuesin e kabinetit të Kryeministrit;
d) Sekretarët e Përgjithshëm:

i. të Ministrisë së Punëve të Brendshme;
ii. të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme;
iii. të Ministrisë së Financave;
iv. të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë;
v. të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
vi. të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale;
vii. të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit;
viii. të Ministrisë së Mbrojtjes.

dh) Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
e) Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit;
ë) Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Prokurimit Publik;
f) Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.

3. Task-Forca mbështetet në veprimtarinë e saj nga një sekretariat teknik, që ngrihet pranë dhe nën përgjegjësinë e Ministrisë së Mbrojtjes.

4. Në mbledhjet e HNTF-së mund të ftohen, sipas nevojës, përfaqësues të institucioneve të tjera publike, si edhe ekspertë vendas ose të huaj, në varësi të çështjeve që diskutohen.

5. Host Nation Task Force është organ vendimmarrës për përcaktimin e detyrave dhe të përgjegjësive institucionale në funksion të organizimit të Samitit dhe ka këta objektiva:

a) Të përcaktojë agjendën dhe programin politik e teknik të punës së Samitit;
b) Të shqyrtojë e të miratojë aktet, veprimet dhe kërkesat operacionale të propozuara nga Skuadra Kombëtare e Organizimit;
c) Të propozojë për miratim pranë Këshillit të Ministrave, nëpërmjet ministrit të Mbrojtjes, “Planin gjithëpërfshirës të veprimit për organizimin dhe mbarëvajtjen e Samitit të NATO-s, Tiranë, 2027”, duke përcaktuar:

i. hapat dhe masat e planifikimit;
ii. nevojat infrastrukturore, logjistike dhe institucionale;
iii. procedurat tekniko-juridike dhe instrumentet financiare;
iv. detyrat e detajuara për çdo strukturë.

ç) Të vlerësojë kostot e organizimit e të propozojë, nëpërmjet ministrit përgjegjës për financat, buxhetimin përkatës në Këshillin e Ministrave;
d) Të marrë masat për dislokimin e dispozitivit ushtarak dhe mbrojtës, në bashkërendim me strukturat ushtarake aleate.

6. Nën varësinë e HNTF-së ngrihet Skuadra Kombëtare e Organizimit (National Organization Team – NOT), e cila kryesohet dhe funksionon nën përgjegjësinë e Koordinatorit Kombëtar, si dhe përbëhet nga:

a) drejtori i Protokollit të Shtetit;
b) drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare;
c) drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit;
ç) drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
d) komandanti i Gardës së Republikës;
dh) drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit;
e) përfaqësuesi i Shërbimit Informativ të Shtetit;
ë) përfaqësuesi i Kabinetit të Kryeministrit;
f) drejtori i Protokollit të Kryeministrit;
g) drejtori ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil;
gj) drejtori i Përgjithshëm i Albcontrol-it;
h) drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar;
i) drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike;
j) drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar;
k) drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;
l) drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim;
ll) drejtori i Përgjithshëm i Çështjeve Politike dhe Strategjike në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme;
m) drejtori i Drejtorisë së NATO-s dhe Çështjeve të Sigurisë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme;
n) përfaqësuesi i Bashkisë Tiranë.

7. Anëtarët e Skuadrës Kombëtare të Organizimit ushtrojnë përgjegjësinë e koordinatorëve kombëtarë sektorialë për fushat përkatëse.

8. Mbledhjet e Skuadrës Kombëtare të Organizimit thirren nga kryetari sa herë që vlerësohet e nevojshme.

9. Kryetari ka të drejtë të thërrasë mbledhje të natyrës teknike me pjesëmarrje më të kufizuar, në varësi të problematikave/çështjeve që do të diskutohen dhe të konfidencialitetit.

10. Në mbledhjet e Skuadrës Kombëtare të Organizimit mund të ftohen përfaqësues të institucioneve të tjera publike, enteve private dhe ekspertë vendas e të huaj, në varësi të problematikave që do të trajtohen.

11. Skuadra Kombëtare e Organizimit është përgjegjëse për bashkërendimin me Task-Forcën e Samitit të NATO-s në Bruksel, me Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në NATO, si dhe me task-forcat e vendeve pritëse të samiteve paraardhëse.

12. Detyrat e Skuadrës Kombëtare të Organizimit përfshijnë vlerësimin dhe propozimin e masave sektoriale për:

a) sigurinë e delegacioneve dhe të personaliteteve shtetërore;
b) përcaktimin e vendeve të zhvillimit të Samitit, eventeve dhe aktiviteteve
ndihmëse;
c) akomodimin e delegacioneve dhe të trupave shoqëruese;
ç) transportin ajror, rrugor e logjistikën;
d) mbulimin mediatik dhe komunikimin publik;
dh) aspektet teknike, digjitale dhe të sigurisë kibernetike;
e) çdo detyrë tjetër specifike që lidhet me organizimin e Samitit me miratimin e Host Nation Task Force.

13. Koordinatori Kombëtar mbështetet në detyrën e tij nga një shtab i përhershëm, i përbërë nga personel civil e ushtarak, që ngrihet me urdhër të ministrit të Mbrojtjes.

14. Personeli civil dhe ushtarak vendoset në dispozicion me kohë të plotë nga institucionet shtetërore.

15. Ministria e Mbrojtjes, sipas nevojave të Koordinatorit Kombëtar, mund të punësojë specialistë dhe ekspertë në të gjitha fushat që lidhen me organizimin e zhvillimin e Samitit.

16. Shtabi i Përhershëm ushtron funksionet e tij në mjediset e përgatitura posaçërisht pranë Ministrisë së Mbrojtjes, garnizoni “Skënderbej”, Tiranë.

17. Host Nation Task Force paraqet periodikisht pranë Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave raporte për ecurinë e përgatitjeve, si dhe rekomandime për vendimmarrje ndërsektoriale e financiare.

18. Ngarkohen institucionet që janë pjesë e Task-Forcës – Host Nation Task Force (HNTF) dhe të Skuadrës Kombëtare të Organizimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Endrit Shabani u zgjodh Avokat i Popullit me votat e PS-së! Kush janë deputetët e Partisë Demokratike që firmosën për kandidaturën tij
Previous article LAJM I MIRË PËR EFEKTIVËT E POLICISË SË SHTETIT/ Nga 1 Janari do të kenë të përfshirë edhe ushqimin gjatë orarit të punës, këto janë kategoritë që përfitojnë

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT