• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIDERËT BOTËRORË TAKIM PËR KLIMËN/ Përfaqësuesi i Joe Biden: Të mobilizohemi në mënyra të papara për të përmbushur sfidën
Home
Nderkombetare

LIDERËT BOTËRORË TAKIM PËR KLIMËN/ Përfaqësuesi i Joe Biden: Të mobilizohemi në mënyra të papara për të përmbushur sfidën

26 January, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Udhëheqësit botërorë zhvilluan një diskutim përmes internetit në kuadër të Takimit të Përshtatjes me Klimën, organizuar nga Hollanda me shpresën për të zhvilluar zgjidhje praktike dhe për të diskutuar burimet financiare për trajtimin e ndryshimeve klimatike nga ky moment deri në vitin 2030.

Udhëheqës nga e gjithë bota morën pjesë, përfshirë Zëvendës Kryeministrin e Kinës Han Zheng, Kancelaren gjermane Angela Merkel, Presidentin francez Emmanuel Macron, Kryeministrin britanik Boris Johnson dhe të tjerë.

SHBA përfaqësohej nga ish-Sekretari i Shtetit John Kerry, i cili është emëruar nga Presidenti Joe Biden si emisari i ri i Uashingtonit për klimën. Zoti Kerry tha në takim se administrata e Presidentit Biden e ka bërë luftën ndaj ndryshimeve klimatike një përparësi kryesore dhe theksoi se SHBA është krenare që përsëri kryeson në këtë çështje.

“Tani kemi një president, falë Zotit, që udhëheq, tregon të vërtetën dhe është i angazhuar në këtë çështje,” tha zoti Kerry. “Presidenti Biden e di që ne duhet të mobilizohemi në mënyra të papara për të përmbushur një sfidë që thellohet me shpejtësi. Ai e ka të qartë që kemi kohë të kufizuar për ta vënë problemin nën kontroll”.

Zoti Kerry tha se për këtë arsye Presidenti Biden e riktheu menjëherë vendin në marrëveshjen e Parisit për klimën nga e cila ish-Presidenti Donald Trump u tërhoq zyrtarisht nëntorin e kaluar. Zoti Trump fillimisht njoftoi se Amerika po tërhiqej nga marrëveshja në vitin 2017, por rregulloret e Kombeve të Bashkuara nuk lejuan që akti të hynte në fuqi deri në nëntor.

Presidenti Biden e riktheu Amerikën në Paktin e Parisit në ditën e tij të parë në detyrë. Si sekretar i shtetit nën ish Presidentin Barack Obama në vitin 2015, zoti Kerry ndihmoi në negocimin e marrëveshjes fillestare, duke e sjellë Kinën në tryezën e bisedimeve të OKB-së gjatëkonferencës së Parisit për klimën./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA NIS ME RESHJE SHIU NË TË GJITHË VENDIN/ Në mbrëmje kthehen kthjellimet e temperaturat e ulëta, parashikimi i motit për sot
Previous article E TRISHTË/ Prej ditësh i shtruar, ky është 29-vjeçari nga Librazhdi që humbi jetën nga COVID

Delo.autor

Postime të ngjashme

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus Botë

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT