• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LICENSIMI I MËSUESVE TË RINJ/ Kriteret dhe dokumentet që duhen për të dhënë provimin
Home
Sociale

LICENSIMI I MËSUESVE TË RINJ/ Kriteret dhe dokumentet që duhen për të dhënë provimin

2 September, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Dy javë përpara sezonit të provimeve për licencimin e mësuesve të rinj, Qendra e Shërbimeve Arsimore u kujton atyre kriteret, pa përmbushjen e të cilave nuk mund të futen dot në test. Më konkretisht, bëhet fjalë për diplomat e të dyja cikleve të studimeve, dokumentin e mbrojtjes së gjuhës së huaj, e cila duhet të jetë në listën e dokumenteve, edhe në mungesë të kartonit të diplomës, mosmarrja me vete e sigurisht përdorimi i celularëve. Ndërkaq, ata që nuk paraqiten në provim, tarifa e paguar jo vetëm që nuk iu kthehet mbrapsht, por me të njëjtën nuk futen dot as në sezonin e radhës. Këto janë vetëm disa nga rregullat që duhet të dinë mijëra mësuesit që sapo kanë përfunduar studimet bachelor dhe master, gjithashtu dhe praktikën e detyrueshme profesionale 1- vjeçare dhe presin të futen në provimin e shtetit për të marrë licencën e ushtrimit të profesionit. Qendra e Shërbimeve Arsimore po mbledh databazën e mësuesve që do të testohen për të hartuar një plan me datat dhe orën e provimeve sipas 23 profileve të mësuesit. Deri më tani ka vetëm një njoftim, që thotë se ato do të nisin në javën e tretë të shtatorit.

KRITERET E REJA

Edhe nëse paguan faturën prej 10 mijë lekësh, nëse nuk je i pajisur me dokumentet e duhura, ditën e provimit të shtetit, kandidatët për mësues nuk do të futen në testim. Rrjedhimisht, kohë dhe pagesë e shkuar dëm. Këtë e bën të qartë në njoftimin e saj Qendra e Shërbimeve Arsimore. “QSHA nuk do t’u mundësojë kandidatët, të cilëve u mungojnë dokumentet (tabela ngjitur shkrimit), të marrin pjesë në provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit. Tarifa e depozituar për llogari të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, është e pakthyeshme dhe e vlefshme vetëm për sezonin aktual të provimit të shtetit”. Ata që kanë përfunduar studimet master, por nuk kanë marrë në kohë diplomën, mund të sigurojnë një vërtetim notash, bashkë me të cilën dhe dokumentin e njohjes së gjuhës së huaj, çka e presupozon të mbyllur këtë cikël. “Kandidatët, të cilët nuk janë pajisur me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, duhet të paraqesin një vërtetim nga universiteti përkatës, ku konfirmohet shlyerja e të gjitha detyrimeve, përfshirë edhe gjuhën e huaj, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi”. Po ashtu, një vëmendje e veçantë i kushtohet faturës së provimit. QSHA nënvizon se duhet patjetër vula e bankës, në të cilën është kryer pagesa që shkon për llogari të saj. Rëndësi i kushtohet edhe procesit të provimit, ku celulari nuk lejohet jo vetëm në mjediset e provimit, por edhe të merret me vete. Po ashtu, edhe komunikimi dhe konsumi i duhanit apo ushqimit.

DOKUMENTET PER T’U FUTUR NE PROVIM

1. Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal);

2. Kopje të Kartës ID ose Pasaportë;

3. Faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA, nga një bankë të nivelit të dytë/ postë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA) sipas herës së pjesëmarrjes; {Vëmendje: fatura të ketë vulën e bankës përkatëse}; 4. Kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre, si dhe njohjen e tyre nga MAS, në rast përfundimi të programeve të studimit jashtë shtetit. {Kandidatët, të cilët nuk janë pajisur me Diplomë të ciklit të dytë të studimeve, duhet të paraqesin një vërtetim nga universiteti përkatës, ku konfirmohet shlyerja e të gjitha detyrimeve, përfshirë edhe gjuhën e huaj, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi}.

QSHA-ja nuk do t’u mundësojë kandidatët, të cilëve u mungojnë këto dokumente, të marrin pjesë në provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTIVAL GOLASH/ Barcelona shënon 2 gola pë 3 minuta, Huscas dorzohet pa kushte
Previous article Hygerta Sako zbulon tatuazhet në VENDET INTIME. Fansi e quan ''vesh llapushe'', por përgjigja e saj nuk pritej (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen! Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen!

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët Aktualitet

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT) Aktualitet

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT