• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIBRA nuk proteston në 27 Janar: Për drejtuesit e protestës numri i njerëzve është thjesht një levë
Home
Shqipëri

LIBRA nuk proteston në 27 Janar: Për drejtuesit e protestës numri i njerëzve është thjesht një levë

26 January, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Libra thote se diten e shtune nuk do ti bashkohet protestes se opozites dhe ne nje reagim per mediat, ka renditur edhe arsyet perse nuk do te protestoje ne 27 Janar.

REAGIMI I PLOTE:

Ka shumë pyetje dhe thirrje drejtuar partive të opozitës për pjesëmarrje  në protestën e 27 Janarit. Kësaj thirrje ne i përgjigjemi me një JO.  LIBRA nuk do të marrë pjesë në protestën e 27 Janarit. Le të sqarojmë në fillim që LIBRA është parti opozitare dhe që mendon që  qeveria aktuale është e dështuar që në djep.

Kjo qeverisje nuk ka se  çfarë ti ofrojë këtij vendi. Me makutërinë e saj kjo qeveri po  privatizon apo jep me koncesion tek njerëzit e vet çdo pasuri të  mundshme, me paaftësinë e saj ajo po merr pakuptim dhe qindarkat e  fundit nga xhepat e shqiptarëve, me papërgjegjshmërinë e vet ajo po merr  borxhe pafund duke iu afruar frikshëm pikës ku arriti Greqia. Shqiptarët  i afrohen fundit të jetës së tyre duke mos parë një dritë të bardhë e  duke mallkuar nëpër dhëmbë. Çdo ditë që qeveria aktuale është në fuqi  është jo vetëm një ditë e humbur kot në jetën e gjithë shqiptarëve por  edhe një hap më afër greminës të skenarit Grek.

Por ne nuk jemi pjesë e  BE, nuk do kemi akses në ato fonde që ka patur Greqia dhe në një rast të  tillë jo vetëm do vuajmë shumë më tepër, por dhe do e kemi shumë më të  vështirë në mos të pamundur që të ngrihemi në këmbë. Pra ka arsye për të protestuar.

Problemet e rreshtuara nga opozita  qëndrojnë. I listuan dhe në parlament. Varfëria që sa vjen e shtohet,  arsimimi i pamundur, kanabizimi i vendit, të gjitha janë tema që  qëndrojnë dhe në këto kushte është detyre e çdo qytetari të protestojë.  Të papunët, të varfërit të rinjtë që smund të arsimohen janë thirrur të  shkojnë në protestë. Në protestë thërriten të jenë ish-naftëtarët e ARMO.

Të ngelur pa punë  për të disatën herë ata vrasin mendjen se si erdhën në këtë dite.  Shqipëria është një nga vendet e pakta në Europë të pasura me naftë.  ARMO ishte një ndërmarrje shtetërore që ishte me fitim për sa kohë e  administronte shteti, por pas privatizimit të kryer nga PD tek Taçi kjo  ndërmarrje filloi vidhej në mënyrë të frikshme. Ato që deklarohen se  janë borxhe në tatime në fakt janë para të futura në xhep nga pronarët e  ARMO-s. Lojën e PD e vazhdoi PS dhe sot ARMO figuron me një borxh ose më  saktë me një vjedhje nga xhepat e shqiptarëve të 600 milione Eurove,  gjysma në kohën kur qeveriste PD dhe gjysma tjetër në kohën kur qeverisi  PS.

E njëjta gjë dhe me lojën e konçesioneve që e nisi me sukses PD dhe  e vazhdoi me sukses PS. Në protestë therritën të varfërit po kush i  krijoi këta të varfër. Në 26 vjet  demokraci 13 vjet ka qeverisur PD   dhe 13 vjet ka qeverisur PS.

Në protestë thërriten të vijnë ata që smund  të arsimohen por a e mbani mend reformën e PD që krijoi fenomenin  VItrina dhe më pas reformën e PS që studentët iu përgjigjen me sulme  ndaj Ministres së Arsimit. Njerëzit thërriten të protestojnë kundër  kanabizimit, por e mbani mend si nisi loja nga PD me Lazaratin dhe u  vazhdua me sukses nga PS me pjesën tjetër të vendit. Kemi po të njejtën  sjellje nga dy partitë kryesore.

Po LSI që sot përmallohet për qytetarët  çfarë roli ka patur a e kujtojnë shqiptarët. Gjatë gjithë kësaj kohe ka  qënë njëherë patericë e PD dhe njëherë patericë e PS. Me deputetët që ka  patur LSI e kishte në dorë që të bllokonte koncesionet si në kohën kur  qeveriste me PD ashtu dhe në kohën kur qeveriste me PS. Me deputetët që  ka patur LSI e kishte në dorë të mos ta linte në gjendje mizerabël  arsimin në Shqipëri.

Me deputetët që ka patur LSI e kishte në dorë të  ndalonte Lazaratin në kohën e PD dhe kanabizimin në kohën e PS.  Deklaratat e LSI se e ka ditur këtë gjë gjatë kohës që bashkëqeveriste  me PS e bëjnë edhe më të rëndë pozicionin e saj. Mjafton të dilte nga  qeveria dhe me rënien e qeverisë dhe skema e lidhjes  qeveri-policë-trafikantë binte. Duke mos e bërë LSI është bashkëfajtore  në krim.

Por LSI nuk e ka bërë këtë duke deklaruar se i ka qëndruar  besnike marrëveshjes me partitë respektive në çdo moment. Kjo është LSI.  Në fund të fundit, nuk ka rëndësi që siguria kombëtare cënohet, që  siguria ekonomike zhduket, që vendi shkon drejt analfabetizmit. Mbi të  gjitha është pazari partiak.

Na janë drejtuar dhe me arsyetime që njerëzit duhet të marrin pjesë në  protestë pavarsisht partive dhe kur të vijë koha në zgjedhje të  zgjjidhet sipas dëshirës. Ky arsyetim tregon një miopi politike. Për  drejtuesit e protestës së 27 Janarit numri i njerëzve është thjesht një  levë që të rrisin stekën e pazarit në luftën për pushtet që kanë me  qeverinë.

Ata luten që të ketë një Ziver Veiz mes turmës se në këtë rast  steka do jetë më e lartë. Ata nuk janë zgjidhja e problemeve të  shqiptarëve. Bashkë me qeverinë ata janë gjysma tjetër e problemit. Do  të ishte mirë që në 27 Janar ata të mbylleshin në zyrat e Kryeministrisë  bashkë me qeverinë atëherë po, qytetarët do të protestonin të lirë dhe  me të drejtë. Atëherë dhe LIBRA do të jetë aty.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKATËRRUAN ZYRAT DHE DËMTUAN MJETET/ Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në disa institucione në Pogradec
Previous article OPERA 'SKËNDËRBEU'/ Historia e pazakontë e mjeshtrit Vivaldi në vitin 1718

g.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT