• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIBERALIZIMI I VIZAVE PËR KOSOVVËN/ Ambasadori francez: E përkrahim, por ka disa çështje për t’u diskutuar
Home
Rajon

LIBERALIZIMI I VIZAVE PËR KOSOVVËN/ Ambasadori francez: E përkrahim, por ka disa çështje për t’u diskutuar

11 November, 2022 s.autor Rajon

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, tha se Franca e mbështetë plotësisht liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, megjithatë theksoi se janë disa çështje që janë duke u diskutuar në nivel teknik në BE.

“Në qershor të këtij viti, presidenti Emmanuel Macron i ka thënë presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se ne jemi në favor të liberalizimit të vizave me disa masa përcjellëse që duhet të realizohen. Diskutimet teknike për liberalizimin e vizave po vazhdojnë dhe po presim që të ketë një vendim pozitiv, të favorshëm”, deklaroi ambasadori francez, Guerot.

Të enjten, vendet anëtare të BE-së në takimin e grupit punues për vizat kanë përafruar qëndrimet rreth një kompromisi, sipas të cilit do të miratohej vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, që do të hynte në fuqi më 1 nëntor 2023, kur do të nisë zbatimi edhe i sistemit Evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS).

Këto komente Guerot i bëri pas një ceremonie të organizuar bashkërisht në mes të Ambasadës së Gjermanisë dhe Ambasadës së Francës në përkujtim të armëpushimit të 11 nëntorit 1918, veprim ky që i dha fund Luftës së Parë Botërore.

I pyetur nga gazetarët, ambasadori francez nuk komentoi shumë për atë që po quhet “plani franko-gjerman”.

Për këtë plan që parashihet t’i sjellë më afër normalizimit raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, Bashkimi Evropian ka thënë se kanë marrë përgjigje, si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia.

Në BE, kanë thënë se janë duke analizuar përgjigjet e dërguara nga palët.

“Kur bëhet fjalë për rezultatet konkrete, mendoj se nuk mund t’ju them më shumë në këtë fazë. Është koha e paraparë kur do të bëhet publike”, theksoi Guerot.

Krahasuar me zyrtarët në Serbi, në Prishtinë, zyrtarët e Qeverisë kanë shprehur më hapur përkrahjen për këtë plan. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, po qëndrojnë në Francë, ku janë takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron. Në këto takime, ambasadori Guerot tha se është diskutuar mes tjerash për shtensionimin e situatës në komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

Guerot tha se pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës, duhet dialog për ta normalizuar situatën atje./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LA MANDATIN E DPUTETES/ Zbulohet televizioni ku do ta shikojmë Grida Dumën! Ja emisioni që do drejtojë
Previous article DETAJET/ Serat me hashash në Dimal, mes 11 të arrestuarve dhe një familje nga Nikla. Në pranga dhe pronari i tokës

s.autor

Postime të ngjashme

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT