• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Serat me hashash në Dimal, mes 11 të arrestuarve dhe një familje nga Nikla. Në pranga dhe pronari i tokës
Home
Breaking News

DETAJET/ Serat me hashash në Dimal, mes 11 të arrestuarve dhe një familje nga Nikla. Në pranga dhe pronari i tokës

11 November, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja dalin në lidhje me hetimet e kryera nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat në lidhje me serat e mbjella me hashash në fshatin Drenovicë të ish-komunës Kutalli në bashkinë Dimal.

Në krye të hetimeve për zbardhjen e kësaj veprimtarie kriminale është gruaja e hekurt e Prokurorisë së Beratit, prokurorja Albjona Papajani, e cila mësohet se ka asistuar deri në përfundimin e marrjes në pyetje të 106 të shoqëruarve që u kapën nga policia brenda dhe jashtë serave të kanabisit.

Burime nga prokuroria e Beratit bëjnë me dije se,dy gratë e arrestuara mes 11 të arrestuarve janë nënë e bijë nga fshati Nikël i Fushë-Krujës, ndërkohë që dy prej burrave të arrestuar janë bashkëshortët e tyre.

Të njëjtat burime konfirmojnë se familja nga fshati Nikël dyshohet të jetë organizatorja dhe mbikëqyrësja e të gjithë aktivitetit kriminal të prodhimit dhe tregtimit të lëndës narkotike dhe se kjo familje ka lidhje me “kokat” e aktivitetit kriminal që dyshohet se janë dy shtetas nga fshati Nikël, tashmë të identifikuar por emrat e tyre nuk bëhen ende publik për shkak të hetimit, deri në arrestimin e tyre. Po kështu mes të arrestuarve është edhe pronari i serës, Hamit Dyli (i njohur në fshat si Xhimi Dyli), i cili edhe pse ka deklaruar në polici se serën e kishte lënë me qira dhe nuk ishte në dijeni të aktivitetit që kryhej brenda saj, u kap nga policia brenda ambienteve të serës. Të njëjtat burime konfirmojnë se janë sekuestruar 3 kallashnikovë, 3 pistoleta dhe një sasi e konsiderueshme parash, pasi çdo grua e shoqëruar ka pasur me vete nga 1 milion-1 milion e 300 mijë lekë (të vjetra) secila.

Prokurorja ka regjistruar tashmë procedimin penal për veprën penale “Prodhim dhe Shitje të Lëndëve Narkotike”, e kryer në bashkëpunim dhe pritet që 11 të arrestuarit të dalin përpara togave të zeza të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat brenda 72-orëve nga arrestimi i tyre, për tu njohur me masën e arrestit. Burimet zyrtare të Prokurorisë së Beratit konfirmojnë se 95 gratë e tjera që u konstatuan në serat e përshtatura për përpunimin e lëndës narkotike “cannabis sativa” do të hetohen nga organi i akuzës në gjendje të lirë. Ato janë transportuar në orët e para të mëngjesit drejt Kamzës, nga ku do të drejtoheshim me mjete publike drejt banesave të tyre në Fushë-Krujë, Lezhë, Shkodër e Tiranë.

Parcelat e hashashit në fshatin Drenovicë në bashkinë Dimal u zbuluan dhe asgjësuan mëngjesin e djeshëm gjatë një aksioni “blic” të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.Në aksion janë përfshirë Inspektorët e Sektorit të Narkotikëve dhe Trafiqeve, Forcat e Posaçme Operacionale dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.Lënda narkotike prej 800 kilogramësh ishte mbjellë në një sipërfaqe prej 2 hektarësh dhe serat ku ndodhej kanabisi kanë qenë ngjitur me serat e domateve dhe perimeve të tjera të mbjella brenda tyre. Paketimi, sistemimi i drogës dhe përpunimi i saj kryhej brenda serës nga gratë e punësuara nga organizatorët dhe kokat e këtij aktiviteti kriminal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIBERALIZIMI I VIZAVE PËR KOSOVVËN/ Ambasadori francez: E përkrahim, por ka disa çështje për t’u diskutuar
Previous article "MOS U BËNI MERCENARËT E RAMËS"/ Mesazhi i Berishës për Policinë e Shtetit, paralajmëron kryeministrin: Do përballemi...

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT