• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Lezhjania i mbyll gojën ambasadores Vlahutin dhe Nikollës: Boll bëtë show, ne jemi të sëmura
Home
Sociale

Lezhjania i mbyll gojën ambasadores Vlahutin dhe Nikollës: Boll bëtë show, ne jemi të sëmura

29 October, 2017 k.autor Sociale

Tetori është muaji kundër kancerit të gjirit dhe të shumta janë femrat që sensibilizohen në aktivitete të ndryshme, të cilat organizohen në çdo shtet të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Këtë herë një organizim dhe rëndësi të veçantë i kanë kushtuar një aktiviteti në qytetin e Lezhës, ku të pranishme kanë qenë figura të njohura politike në vend, përfshirë ministren e Arsimit, Lindita Nikollën, por edhe ambasadoren e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Ato kanë mbajtur fjalën e tyre përshëndetëse para femrave të prekura nga kanceri si dhe pjesëmarrëseve në aktivitet, ndërsa një nga të ftuarat, zonjë e prekur nga kanceri i gjirit dhe që prej vitesh po lufton me këtë sëmundje të rëndë, i ka bërë “për ujë të ftohtë” “zonjat e rëndësishme”, të cilat, si përherë kërkojnë show mediatik më shumë sesa sensibilizim dhe ndërgjegjësim për këtë sëmundje.

Duke mos iu dridhur syri e duke nxjerrë nga xhepi një prej ilaçeve që ajo blen çdo muaj dhe mjaft shtrenjtë, Nertila iu drejtua ambasadores Vlahutin dhe ministres Nikolla, duke u kërkuar politika favorizuese për femrat e prekura nga këto sëmundje të rënda, e madje që duan të vijojnë edhe arsimin e lartë.

Në mënyrë simbolike, Nertila i kërkoi ministres Nikolla që të heqë nga lista e pagimit të tarifës së universitetit 9 gra apo femra të prekura nga kanceri i gjirit, duke qenë se është viti i 9 i kryerjes së të tilla aktiviteteve në vendin tonë.

Në fjalën e saj, e cila është censuruar nga shumë media, Nertila shpreh pakënaqësinë nga veprimi real që mund të bëjë shteti dhe ministritë.

 

E reja shprehet:

Pse duan të bëjnë veç foto e show me censuru gratë e thjeshta e me nxjerrë heroina propozimesh e premtimesh ato që kanë pushtetin?!

Pse jo të vërtetën për ilaçet e shtrenjta të sëmundjeve kanceroze që vjedhin në dogana?

Pse të ndërgjegjësojnë me zhurma show gratë, kur shumica e grave kanë ndërgjegjësim por s’kanë mundësi ekonomike me shku në çdo kohë me u mjeku apo kuru?! Prandaj në fund u dhashë leksion grave shqiptare të politikës: Gratë shqiptare janë të ndergjegjësuara, ju gra të politikës ndërgjegjësoni hajdutët burra politikanë”.

Pas fjalimit të saj, të shumtë ishin ata që u prekën, por Nertila shprehet se është e lodhur nga kjo situatë dhe se ka parë shumë persona të tjerë në gjendjen e saj.

Nertila bën me dije se më shumë po i ndihmojnë institucionet fetare, sesa shteti, të cilit i paguajnë edhe taksa për gjithçka.

Ajo e përfundon fjalën e saj duke thënë:

Qanë aty në shesh vajza e gra. U prekën dhe burra. Mua s’më erdhi me qajt e asgjë se jam e regjur duke punuar vullnetarisht me shumë gra për ti ndihmuar në forma të ndryshme, qoftë edhe me institucione fetare. se po na dalin kishat e xhamitë më afër se sa shteti në këto raste.

Qytetarët ia paguajnë taksat shtetit e jo kishës e xhamisë që ndihmojnë njerëzishëm me ilaçe gratë. Më kane mbaru edhe lotët duke qarë vetëm në dhomë, se në këtë vend ka veç show me jetën e njerëzve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sherri me Roza Latin? Ja çfarë thotë Aurela Hoxha
Previous article Tragjedia në Gjirokastër, gruaja zbulon fakte tronditëse

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike Aktualitet

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT