Një i dënuar në spitalin e Lezhës ka ndërruar jetë në spitalin e burgut në Tiranë. 64-vjeçari me inicialet A.N. nga Tirana u soll për mjekim në spital në datë 5 dhjetor të 2017, ndërsa sot raportohet se ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e para hetimore që janë kryer konstatohet se i dënuari nuk kishte dëmtime dhe shenja dhune në trup. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për të zbuluar shkaqet e vdekjes.


