• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LEZHA, TROPOJA DHE RROGOZHINA SHËROGEN NGA COVID/ Qytetarët fillojnë mbledhjen e trëndafilave (VIDEO)
Home
Sociale

LEZHA, TROPOJA DHE RROGOZHINA SHËROGEN NGA COVID/ Qytetarët fillojnë mbledhjen e trëndafilave (VIDEO)

25 April, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Në këtë situatë të vështirë nga koronavirusi, nuk mungojnë dhe lajmet e mira, një ndër to është se tre zona kanë dalë nga harta e të prekurve me COVID-19. Lezha, Rrogozhina dhe Tropoja janë qytete ku të gjithë të prekurit deri tani, janë të shëruar.

Lezha ka dalë nga harta e zonave të prekur nga COVID-19. 14 personat e infektuar e kanë fituar betejën me këtë sëmundje, ndërsa që prej fillimit të muajit prill nuk ka pasur asnjë rast të ri. Kjo situatë pozitive duket se i ka çliruar qytetarët të cilët kanë nisur ta harrojnë koronavirusin. Në qytet lëvizjet janë shtuar dhe pamja që të ofrohet është sikur të ishte një kohë normale.

Qytetarët thonë se kujdesi për tu mbrojtur nga koronavirusi duhet të jetë i vazhdueshëm, por kërkojnë rikthim të normalitetit, pasi koha e gjatë e izolimit ka reflektuar në ekonominë e tyre familjare. “Nuk kam pasur frikë, por kujdes duhet patjetër sepse është një virozë që dhe shkenca s’e njeh, s’ka një ilaç”, tha një qytetar.  “Unë mendoj që në Lezhë ka kaluar kjo situatë, kanë qenë 4 raste për një muaj e sa, mendoj që ka kaluar”, tha një qytetar. Në Lezhë vijon të jetë prezenca e shtuar e policisë dhe ushtrisë për zbatueshmerinë e masave të vendosura nga qeveria për mbrojtjen nga koronavirusi.

Edhe Tropoja është “shëruar” nga koronavirusi. 4 personat të cilët ishin të infektuar me COVID-19 tashmë janë shëruar. Prej më shumë se dy javësh në Tropojë nuk është shënuar asnjë rast kjo edhe falë respektimit të masave mbrojtëse të banorëve dhe masave parandaluese të bashkisë dhe të strukturave shëndetësore, policisë dhe ushtrisë.

Jeta në qytetin e Bajram Currit duket sikur i është rikthyer normalitetit por banorët respektojnë masat dhe distancën nga njëri-tjetri. Një qytet i vogël por që ia doli në luftën kundër koronavirusit. Urojmë që edhe në vijim të qëndrojë në “hartën e shëruar” nga COVID-19.

Jemi në stinën e pranverës dhe për t’i dhënë edhe më shumë jetë qytetit në këtë situatë të vështirë që gjithë globi po kalon, në Tropojë nuk kanë munguar punimet për gjelbërimin e qytetit, ku janë mbjellë 2400 pemë dhe 3000 lule në lulishtet e qytetit.

“Janë mbjellë nga bashkia 2400 pemë dhe rreth 2700 lule në lulishtet e qytetit, tani jemi në fazën ku po mbjellin trëndafila”, tha inxhinieri i bashkisë së Tropojës.

Një tjetër zonë ku të prekurit janë shëruar është edhe Rrogozhina. Fatmirësisht deri më tani nuk është regjistruar tjetër rast me COVID-19. Tashmë kanë kaluar rreth 2 muaj e gjysmë nga 9 marsi ku u shënua dhe i prekuri i parë me COVID-19 në Shqipëri, të gjithë institucionet përkatëse dhe qytetarët janë në përballje me këtë “armik të padukshëm” që ka përfshirë botën, e vetmja gjë që uron secili nga ne është që harta e Shqipërisë të jetë e gjitha e shëruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TESTOHET VAKSINA ANTI-COVID NË KINË/ Rezulton e efektshme tek majmunët
Previous article PANDEMIA IU PRISH PLANET PËR MARTESË DY INFERMIERËVE/ Familjarët gjejnë mënyrën për të surprizuar çiftin (FOTOT)

k.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka Aktualitet

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT