• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
LEZHA RIKTHEN ÇMIMIN “AT ZEF PLLUMI”/ Ndreu: Minimumi që mund të bëjmë për figurën e tij
Home
Kulturë

LEZHA RIKTHEN ÇMIMIN “AT ZEF PLLUMI”/ Ndreu: Minimumi që mund të bëjmë për figurën e tij

10 February, 2020 k.autor Kulturë

Pas një shkëputje 4-vjeçare, Bashkia Lezhë ka rikthyer çmimin letrar “At Zef Pllumi”. Botimet më të mira në publicistike, memorialistike dhe monografi u vlerësuan nga kjo njësi vendore, në një aktivitet organizuar me pjesëmarrje mjaft të gjerë.

Krijuesit e këtij çmimi dhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, vlerësuan kontributin e At Zef Pllumit dhe sipas tyre kjo është minimumi që mund të bëhet për këtë figurë mjaft të rëndësishme të kombit shqiptar.

‘Është një çmim të cilin s’e  kemi shpikur apo krijuar ne, por i dedikohet Salvador Kaçes të cilin e përshëndes, dhe ia kemi marrë dhe e kemi sjellë prapë përballë gjithë botuesve të të gjithë Shqipërisë dhe të gjithë zona shqiptar-folëse dhe për ta sjellë përballë opinionit publik lezhjan që ta forcojmë dhe realisht të  japim ato mesazhe që At Zef Pllumi ka dhënë në veprat e tij’, tha Ndreu.

‘Ka qenë një kënaqësi shumë e madhe për mua, Salvador Kaçen dhe për Agron Gjekmarkaj, që morëm një vendim që ta krijonim çmimin kombëtar “At zef Plllumi si një moment i nderimit veprës dhe të jetës së tij.;, u shpreh Preç Zogaj

Juria  e përbërë nga Alfred Lela, Jonila Godole dhe At Vitor Dema, shpalli fituesit në kategorinë publicistikë Belina Budinin, memorialistikë Vera Bekteshin dhe monografi Sabri Hamitin. Çmimi kombëtar “At Zef Pllumi” u krijua për herë të parë në vitin 2012 nga ish komuna Shëngjin me iniciativën e Preç Zogaj e Agron Gjekmarkaj.

‘Ndihem, jo vetëm e gëzuar, por e lumtur, që sot më akordohet ky çmim i rëndësishëm i Shqipërisë. Gjithnjë kam menduar se nëse ka një çmim që i përshtatet më mirë librit tim ” Vila me tri Porta”do ishte pikërisht ky çmim’, tha Vera Bekteshi, shkrimtare.

‘Sigurisht emocion por edhe kënaqësi e veçantë por është edhe nder. Është një nga ato çmime, që jo vetëm në botën kulturore por edhe atë në mjedisin akademik ku ne jetojmë dhe zhvillojmë veprimtarinë tonë është shumë i çmuar’, u shpreh Belina Budini, shkrimtare.

‘At Zef Pllumi nuk është vetëm misionar, por ai është edhe një shkrimtar i madh. Është një njeri që ka shkruar një kryevepër do të thosha jo vetëm në letërsinë shqipe por edhe në atë botërore’, tha Sabri Hamiti, studiues.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË PO NDODH MES TYRE? Ledri Vula, Gjiko dhe Lyrical Son po na bëjnë të dyshojmë
Previous article ME PRINDËRIT NË "OSCARS 2020"/ Aktorët e famshëm që zgjodhën të shoqëroheshin me mamatë e tyre

k.autor

Postime të ngjashme

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT