• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Lexoni këto këshilla për të ndaluar gërhitjen
Home
Shëndet

Lexoni këto këshilla për të ndaluar gërhitjen

2 February, 2018 luljetaautor Shëndet

Është e trishtueshme të zbuloni se partneri juaj i ri gërhet në gjumë. Akoma më keq është që partneri t’ju zgjojë nga gjumi e t’ju thotë se nuk arrin dot të flejë sepse ju gërhisni. Lajmi i mirë është se mbase mund ta ndreqni këtë problem.

Ajo që ndodh kur ju gërhisni, është dridhje e indit të butë të fytit tuaj. Kur flini, muskujt relaksohen. Kjo i ngushton rrugët e frymëmarrjes dhe bën të mundur gërhitjen kur flini.

Doktorët sugjerojnë disa gjëra që që mund të bëni në shtëpi për ta reduktuar ose ndalur gërhitjen. Megjithatë nëse keni ende problemi duhet t’i drejtoheni mjekut. Ndërkohë hidhini një sy këtyre këshillave:

Pastrojini hundët me ujë

Është mirë që para gjumit të pastroni hundët me ujë. Kështu mban grumbullimin e papastërtive nën kontroll dhe sinuset e pastra. Sigurohuni që të përdorni ujë të distiluar ose të zjerë për këtë proces.

Qëndroni të hidratuar gjithë ditën (dhe natën)

Kur hunda dhe sinuset thahen, gjithashtu çon në gërhitje sepse irriton dhe skuq rrugët e frymëshkëmbimit. Konsumoni lëngje gjatë gjithë ditës dhe përpara gjumit provoni të mbani kokën në avull për pak minuta.

Flini anash

Për të reduktuar gërhitjen, mundohuni të flini me shpinë a më pak të jetë e mundur. Kur flini me shpinë muskujt relaksohen te pjesa e pasme e fytit dhe e bën të vështirë frymëmarrjen.

Mos pini alkool para gjumit

Alkoli gjithashtu ngushton muskujt e rrugëve të frymëmarrjes e për pasojë shkakton gërhitjen. Disa orë përpara gjumit është mirë të mos konsumoni alkool.

Bëni një dush të nxehtë

Kjo lidhet me pikën e dytë. Avulli do të hapë rrugët e frymëmarrjes, do zbusë irritimet e skuqjet që mund të keni dhe do të largojë sekrecionet e hundës.

Mos i injoroni alergjitë

Gërhitja mund të vijë si pasojë e ndonjë alergjie. Nëse nuk jeni në dijeni, bëni një kontroll te mjeku për të zbuluar nga se trupi juaj reagon keq.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si ndikon hëna e plotë tek humori dhe trupi i njeriut
Previous article Përbërësi i shafranit parandalon humbjen e memories dhe ju bën më të lumtur

luljetaautor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT