• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 January, 2021
AlpeNews

Tirana, Albania

16 January, 2021
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LËVIZNI ME MAKINËN E VËLLAIT”/ Rama-gazetarit: Unë lëviz me avion komercial, mos më trego mua përralla
Home
Politikë

“LËVIZNI ME MAKINËN E VËLLAIT”/ Rama-gazetarit: Unë lëviz me avion komercial, mos më trego mua përralla

13 February, 2020 bora.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama tha në emisionin “Opinion” se makina, me të cilën po lëviz këto ditë, pas kapjes së Vladimir Gjutës me pistoletë dhe mijëra euro para selisë së PS, nuk është e blinduar.

Sakaq, kreu i qeverisë u shpreh se makinën e përdor që nga viti 2009 kur ka qenë në opozitë. Ai tha se makinën ia ka sjellë vëllai që kur ishte në opozitë, nuk është e blinduar, por e certifikuar nga Garda e Republikës si e sigurtë.

Gjatë një debati me gazetaren Klodiana Lala, kryeministri Rama ka shpjeguar edhe arsyen se përse fluturon me “Biznes Class” drejt SHBA, ndërsa në rastet e tjera udhëton si pasagjer i zakonshëm me avion.

Pjesë nga debati:

Klodiana Lala: Ajo që më shqetëson është përse kryeministri  vendit tim dhe vendit tonë lëviz me makinën e vëllait, kur ka një protokoll shtetëror që duhet të lëvizi me një automjet shtetëror.

Edi Rama: Kush e tha këtë? E di ti që kryeministri i vendit tënd dhe ai i Kosovës e di ti që është i vetmi që lëvizin me avion komercial.

Klodiana Lala: Nuk bëni ndonjë hata zoti kryeministër sepse jemi vende të varfëra. Është minimumi që mund të bëni. Nuk mund të na thoni këtë gjë për të na e shitur si një detaj, përkundrazi do ju gjykonim po të vepronit ndryshe.

Edi Rama: Do bëjmë një marrëveshje fjale. Kur ju pyesni dhe më flisni duhet të më jepni mua të drejtën të ju jap përgjigje. Përgjigja ime nuk do të jetë ajo që dëshironi ju, por ajo që dëshiroj unë prandaj mos më ndërprit.

Klodiana Lala: Nuk me intimidon dot zoti kryeministër. Thatë që ne lëvizim me linja të lira dhe ekonomike avionësh dhe është gjëja më normale për kryeministrin e një vendi të varfër si Shqipëria.

Edi Rama: Zonjë më lër të mbaroj fjalën. Mos më ndërhy se e kam problem. Kur ma kap kallëzuesin peng nuk shkoj dot te kundrinori. Nëse unë ju ndërpres juve mund të bëni çfarë të doni. Juve nuk më ndërprisni dot.

Klodiana Lala: Kemi ardhur këtu të bëjmë debat dhe të bëjmë pyetjet.

Edi Rama: Jo unë nuk kam ardhur këtu të bëj debat me juve. Të lutem se po i merr kohën njerëzve kot.

Blendi Fevziu: Klodi të lutem se është strategji se nuk i kemi bërë asnjë pyetje për OFL.

Klodiana Lala: Kemi ardhur për të bërë pyetje zoti kryeministër…

Edi Rama: Bam bam bam e bam bam bam, më lër moj të flas. Unë po të shpjegoj ti më tregon mua përralla.

Kur unë flas më dëgjo, nuk të intimidoj. Kur ti flet unë e qep dhe të dëgjoj ty. Ndërprite tani. Unë e filloj nga qielli dhe dal te nëntoka, se ku dal unë ti nuk e di fare. Pusho tani.

Unë dua të të shpjegoj ti më thua mua. Kur më bën pyetje më dëgjo.

Pse ky është një vend i varfër, unë e fillova nga fakti që me protokoll kryeministrat lëvizin me avionin e shteti. Unë e kam bërë këtë zgjedhje.

Unë Biznesin e përdor vetëm kur shkoj në Amerikë, nëse rri në ekonomik unë dal si pikëpyetje sepse kam një problem shëndetësor.

Në raste urgjente kemi marrë dhe çarter. Atë makinë e ka certifikuar Garda si të sigurt dhe unë e përdor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI NË STUDION E FEVZIUT/ Rama gazetares: Shhhhhhh…Keni marrë gjë sot apo jeni esëll?
Previous article FOTO ME ARDIAN ÇAPAJN/ Flet Rama: Më kërkuan një foto. Nuk kam qenë në miting

bora.autor

Postime të ngjashme

VJEN LAJMI/ “Në javët në vijim, habere nga SHBA për Bashën lidhur me dosjen e lobimit me para ruse” Breaking News

VJEN LAJMI/ “Në javët në vijim, habere nga SHBA për Bashën lidhur me dosjen e lobimit me para ruse”

“QË NGA 2013...”/ Spiropali: Spitalet nuk kanë krahasim me gjendjen që kishin Politikë

“QË NGA 2013...”/ Spiropali: Spitalet nuk kanë krahasim me gjendjen që kishin

DEBATI PËR VAKSINAT/ Taulant Balla: Ja pse Lulzim Basha duhet të kërkoj NDJESË Politikë

DEBATI PËR VAKSINAT/ Taulant Balla: Ja pse Lulzim Basha duhet të kërkoj NDJESË

Facebook Comments

MUSTAFA NANO/ Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë! Blog

MUSTAFA NANO/ Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë!

MERO BAZE/ Pse është kaq e vështirë për Lulzim Bashën të tregojë faturën e vilave? Blog

MERO BAZE/ Pse është kaq e vështirë për Lulzim Bashën të tregojë faturën e vilave?

FRROK ÇUPI/ Rigoni dhe samiti i Tiranës Blog

FRROK ÇUPI/ Rigoni dhe samiti i Tiranës

VILMA BELLO/ Proces moral apo anarki? Blog

VILMA BELLO/ Proces moral apo anarki?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse opozita e Albinit është më pranë fitores se opozita e Lulzimit? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse opozita e Albinit është më pranë fitores se opozita e Lulzimit?

Na ndiqni në Facebook
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT