• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LËVIZJET NË JANAR/ Ikin shqiptarët, vijnë të huajt, rikthehen polakët (SHIFRAT)
Home
Sociale

LËVIZJET NË JANAR/ Ikin shqiptarët, vijnë të huajt, rikthehen polakët (SHIFRAT)

25 February, 2020 Delo.autor Sociale

Muaji janar ka shënuar një rritje si të të huave që kanë hyrë në Shqipëri, ashtu dhe të daljeve të shqiptarëve jashtë.

Sipas INSTAT, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Janar 2020, janë 693.956.

Krahasuar me Janar 2019, ky tregues rezulton me rritje 20,9 %. Në Janar 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 249.461. Krahasuar me Janar 2019, ky numër është rritur me 19,1 %.

Në Janar 2020, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 38,9 %, ndonëse nisur nga një bazë e vogël (gjithsej 550 polakë) ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Zvicra me 1,2 %, krahasuar me Janar 2019. Hyrjet e polakëve kishin shënuar rënie në 2019-n.

Në vlerë absolute, rritjen më të lartë e kanë shënuar shtetasit nga Kosova, të cilët përbëjnë dhe 31% të hyrjeve në total. Gjithsesi, rreth 78 mijë persona nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri në janar.

Në vend të dytë janë hyrjet nga shtetasit grekë, me rreth 39 mijë në, ose 15.5% e totalit.

Shtetasit nga Maqedonia përbënin 15.2% të totalit të hyrjeve në janar, ose rreth 38 mijë.

Më pas vijojnë shtetasit nga Mali i i, Italia, Anglia, SHBA.

Rreth 93% e hyrjeve të shtetasve të huaj ishin për arsye personale, si puhsime, vizitë tek të afërm etj;  3% për arsye profesionale dhe 4.6% për arsye tranziti.

Hyrjet e shtetasve të huaj për arsye biznesi dhe profesionale u rritën ndjeshëm në janar, me 53.1% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Janar 2020, janë 842.694 duke shënuar një rritje me 21,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2020, janë 531.065. Krahasuar me Janar 2019, ky numër është rritur 17,0 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Janar 2020, janë 311.629. Krahasuar me Janar 2019, ky numër është rritur 29,9 %. Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Kanë arritur përmirësime mbi 25 mijë persona, ja si është bilanci në të gjithë globin (HARTA)
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Kthjellime dhe shtim vranësirash në zonat malore pasdite

Delo.autor

Postime të ngjashme

SOT PROVIMI I MATEMATIKËS/ Mbi 26 mijë maturantë përballen me testin e Maturës Shtetërore Aktualitet

SOT PROVIMI I MATEMATIKËS/ Mbi 26 mijë maturantë përballen me testin e Maturës Shtetërore

MBLEDHJA E 600 ARKITEKËVE TË HUAJ NË SHQIPËRI/ Deklarata e fortë e Artan Shkrelit: Në vendin e krimit mblidhen shumë njerëz Aktualitet

MBLEDHJA E 600 ARKITEKËVE TË HUAJ NË SHQIPËRI/ Deklarata e fortë e Artan Shkrelit: Në vendin e krimit mblidhen shumë njerëz

"PALASA, SI VARREZË GJIGANDE"/ Artan Shkreli: Ja kush është shembulli më i mirë Aktualitet

"PALASA, SI VARREZË GJIGANDE"/ Artan Shkreli: Ja kush është shembulli më i mirë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT