• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LËVIZJET E KINËS PËR PËRBALLIMIN E PANDEMISË/ Që nga spitalet në kohë rekord e deri te organizimi i 276 milionë studentëve në një platformë
Home
Nderkombetare

LËVIZJET E KINËS PËR PËRBALLIMIN E PANDEMISË/ Që nga spitalet në kohë rekord e deri te organizimi i 276 milionë studentëve në një platformë

8 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Në Kinë, njerëzit janë bashkuar për të luftuar përhapjen e pandemisë së COVID – 19. Arritjet e tyre mund të thuhet me plot kuptimin e fjalës, se kanë qenë heroike, duke pasur parasysh rritjen eksponenciale të rasteve të prekura, dendësinë e madhe e të dendur, si dhe migracionin e madh që ndodh në janar dhe në shkurt, si pasojë e festimeve të Vitit të Ri.

Përfshirja e Tencent, një kompani teknologjike kineze, është dëshmia e promovimit të fuqisë së dixhitalizimit, dëshmi e ngritjes së industrive të internetit, në luftën kundër pandemisë. Në një kohë që konsumatorët e internetit kanë përdorur shërbime si e-commerce për ata që janë të vetizoluar, homologu industrial i ofruesve të internetit, është përqendruar në biznes dhe në industri, për të garantuar funksionimin normal të shoqërisë, duke dhënë një kontribut të thellë, të quajtur “Efekti ACE”.

Përfshirja e teknologjive, si 5G, Inteligjenca Artificiale, Big Data apo “Cloud Computing” – industria e internetit është një drejtim i ri i infrastrukturës së teknologjive. Bashkëveprimi me të dhënat, mundëson koordinimin e të gjithë zinxhirit të industrisë. Kjo i ka dhënë industrisë kineze të prodhimit një nxitje dramatike, duke krijuar një varg mahnitës të rekordeve të reja të prodhimit.

Një shembull i shkëlqyer është ndërtimi i dy spitaleve Huoshenshan dhe Leishenshan, të cilat ofrojnë gjithsej 2.600 shtretër dhe u ndërtuan në kohë rekord. Të dy spitalet morën 10 dhe 12 ditë. Mjetet industriale të përdorura janë teknologji si BIM. Planet e hartimit të spitaleve u prodhuan në vetëm 24 orë. Ndërtimi ishte aq i mirë-organizuar saqë mijëra makina u monitoruan dhe koordinuan në kohë reale përmes një platforme industriale në internet.

Nga 1 janari deri në 7 shkurt, më shumë se 3.000 ndërmarrje kineze përfshinë prodhimin e furnizimeve mjekësore në fushat e biznesit të tyre, duke rritur në mënyrë dinamike shkallën e prodhimit të maskave, veshjeve mbrojtëse dhe dezinfektuesve. Interneti industrial e mundësoi këtë prodhim të shpejtë, ndër-sektor.

Nga ana tjetër, përhapja e pandemisë bëri të mundur dixhitalizimin edhe më të madh të sektorëve nga më të ndryshmet, si shërbimet mjekësore, punët në zyra, apo arsimi. Gjithashtu, këto produkte të reja kanë ri-formatuar perceptimet dhe sjelljet njerëzore. Shoqëria ka përjetuar një kapërcim të pakthyeshëm në jetën dixhitale.

Po ashtu, koordinimi i 276 milionë studentëve që mësojnë nga shtëpia ka qenë një tjetër hap gjigand drejt dixhitalizimit të arsimit. Kjo është cilësuar lëvizja më e madhe në internet në historinë e arsimit.

Gjatë kësaj periudhe, ka lindur edhe një model i ri i bashkëqeverisjes për shoqërinë moderne – enabler – i cili angazhon qeveritë të komunikojnë në mënyrë aktive me homologët e tyre, për të përmirësuar shërbimet komunale.

Përhapja e kësaj pandemie ka demostruar se si njerëzit mund ta shfrytëzojnë internetin edhe më, aq sa për të qenë të gatshëm të përballojnë edhe situata si ajo aktualja. /worldeconomicforum/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER KURTI U SHTRUA TEK INFEKTIVI BASHKË ME GRUAN/ I biri: Vdiq një ditë pasi u shërua mami, si e varrosëm vetëm me dy persona
Previous article DEKLARATA/ Infermieri shqiptar në SHBA: Në këtë moment do të ndihesha më i sigurtë në Shqipëri se këtu

Delo.autor

Postime të ngjashme

PARLAMENTI HUNGAREZ MERR VENDIMIN/ Asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 8 vjet Botë

PARLAMENTI HUNGAREZ MERR VENDIMIN/ Asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 8 vjet

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT