Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri lë të kuptohet se grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re në shtator.
Deputeti opozitar Halit Valteri ka publikuar një logo si dhe emrin e partisë së re ku do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.
Lëvizja Demokratike Shqiptare është emri i partisë, pjesë e së cilës nuk dihet ende kush do jetë.
Të shumtë janë ata që i urojnë suksese në rrjet.
Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri dy muaj më parë deklaroi se grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re në shtator. Valteri tha se do ishin 11 deputetët e grupit parlamentar demokrat pjestarët e saj.



