Në një komunikim me mediat nga selia blu kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli mes të tjerash për situatën e pandemisë në vend.
Megjithatë, kreu i PD, iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve për zhvillimet e fundit politike.
Basha u pyet për deklaratën e ish kryeministrit Berisha, i cili tha se gaboi në 2017 që la jashtë liste Jozefina Topallin, ndërsa komentoi edhe formimin e një lëvizje të re politike nga kjo e fundit.
Sipas Bashës bëhet fjalë për parti të krijuara nga Edi Rama.
“Nuk ka asnjë parti të ndarë nga PD. Ka vetëm parti të krijuara nga Edi Rama, por prap ëshë i pashpresë”, tha Basha shkurt.