Partia Demokratike ka bërë ditën e sotme me dije se në datën 19 shkurt 2022 do të zhvillohet gara për kryetaren e Lidhjes Demokratike të Gruas.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, nënkryetarja e PD-së, Grida Duma prezantoi edhe kalendarin e punës, i cili nis në datën 5 janar për të përfunduar në 19 shkurt.


