• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LËVIZJA E PAPRITUR/ Jep dorëheqjen Kryeministri i Ukrainës!
Home
Nderkombetare

LËVIZJA E PAPRITUR/ Jep dorëheqjen Kryeministri i Ukrainës!

17 January, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri ukrainas Oleksiy Honcharuk jep dorëheqjen nëpërmjet një letre të dërguar Presidentit Volodymyr Zelensky. Siç është shpjeguar nga vetë Honcharuk, nisma i përgjigjet spekulimeve që janë shfaqur ditëve të fundit në lidhje me një audio të publikuar në internet në të cilin kryeministri duket se do të shprehë kritika ndaj kreut të shtetit.

“Unë kam marrë përsipër detyrën e zbatimit të programit të presidentit. Ai përfaqëson një model të ndershëm, për mendimin tim. Në çdo rast, për të shmangur çdo dyshim në lidhje me marrëdhëniet e mia të besimit me kreun e shtetit, unë shkrova një letër dorëheqjeje , të cilën ia dërgova presidentit ”, ka shkruar Honcharuk në profilin e tij në Facebook.

Dje, shërbimi për shtyp i qeverisë ukrainase mohoi thashethemet në lidhje me dorëheqjen e pretenduar të kryeministrit Honcharuk. “Informacioni mbi dorëheqjen e Kryeministrit nuk është i vërtetë,” thuhet në një deklaratë, të marrë nga transmetuesi ukrainas “112”.

Shërbimi për shtyp i ekzekutivit të Kievit gjithashtu mohoi të kishte informacione mbi vërtetësinë e audios ose videos të publikuar në rrjet, në të cilën Honcharuk do të dëgjohej duke kritikuar Presidentin Volodymyr Zelensky. Konkretisht, në audio që qarkullojnë në kanalet Telegram dhe platforma të tjera, kryeministri aktual do të kishte komentuar mbi njohuritë e dobëta të kreut të shtetit në aspektin ekonomik dhe financiar, pak para një takimi nga vetë Zelensky me përfaqësuesit e qeverisë. (AN)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIGURIA NË RRUGË/ Hodaj: Në fund të shkurtit propozimet konkrete
Previous article "Rrezik, që vrasjet sekrete të kthehen në normalitet"

k.autor

Postime të ngjashme

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT