Ndryshime në Drejtorinë e Policisë së Fierit. Mësohet se drejtori aktual, Albert Nushi, është larguar nga posti, ndërsa në vend të tij është komanduar nëndrejtori i Policisë Fier, Andon Marko.
Nushi, i cili drejtoi policinë e Fierit për një periudhë thuajse 2-vjeçare, është komanduar nëndrejtor në policinë e Elbasanit.


