• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HALLI I REFORMËS”/ Rama: Po të merrej Zoti me zgjedhjet, Monikës i kishte rënë rrufeja
Home
Politikë

“HALLI I REFORMËS”/ Rama: Po të merrej Zoti me zgjedhjet, Monikës i kishte rënë rrufeja

9 March, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri, Edi Rama, nuk la pa shigjetuar as në Fier ish-aleatin në qeveri, Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke e akuzuar për shitblerje të votës.

Rama: Nuk duan të ballafaqohen në zgjedhje në qershor. Këtu e kanë të gjithë hallin. Duan të krijojnë të gjithë alibinë që, zgjedhjet këtu janë kot, zgjedhjet këtu blihen, zgjedhjet këtu shiten, një popull i tërë këtu ka dalë në ankand edhe e blejmë ne.Këtu në Fier, më thoni ju mua, a e gjejmë dot ne, jo një socialist nga ju, apo nga ata që na votojnë ne, por, a e gjejmë dot ne një që voton PD-në ose LSI-në, që, po t’ia hapësh zemrën të mos gjesh Monikën duke blerë vota?A e gjen një që të thotë, “Jo. Monika nuk blen vota”? E keni parë Monikën kur ngre sytë nga qielli thotë, “O Zot ndihmoji shqiptarët nga shitja e votës?” Që tregon që Zoti nuk ndërhyn në procesin zgjedhor, se po të merrej Zoti me zgjedhje Monikës i kishte rënë rrufeja dhe largqoftë kishim mbetur pa doktoreshë.Çfarë duhet të bëjmë ne?

Një koment e pati edhe për deputetët e rinj që kanë hyrë në Kuvend nga listat e opozitës e të tjerë që janë në pritje.

Rama: Po kur thonë që, “këta që vijnë tani në parlament janë të Ramës”. Pse unë i vura ata në listat e deputetëve?! Unë ia kapa dorën Monikës dhe i thashë, “shëno këtu emrat e këtyre”, apo i mbajta dorën Lulit?! Unë Lulin e kapa për dore, por nuk i mbajta dorën. Tani, që atyre të tjerëve, – se nuk janë të gjithë budallenj, ka plot njerëz normalë, – u vjen mundësia të vijnë në Parlament, të bëhen deputetë, të marrin rrogë, të marrin pension, – e dini ju që kur shkel në Parlament qoftë edhe një ditë merr dhe pension pastaj, – pse do rrinë? Do rrinë pas Luanit këtu me këta 100 veta këtu? Pse? Maksimumi pas Luanit mund të rrijë Nimeti, po s’ka të tjerë.Kështu që, për sa na takon neve, ne do vazhdojmë ashtu siç kemi ecur që në fillim, drejt, drejt, drejt, pa parë mbrapa, po vetëm drejt.

Për shefin e qeverisë, opozita veç frikës se nuk mund të fitojë zgjedhjet ka edhe një tjetër merak.

Rama: Kanë dhe një hall tjetër, që është ajo e shkreta reforma në drejtësi, se po fillon po shtrëngohet laku. U krijuan institucionet e para, tani do krijohet Prokuroria Speciale Antikorrupsion dhe disa halle ata i kanë, ua di i gjithë populli, ua di e gjithë Shqipëria, kështu që, hajde dhe njëherë të shkojmë pas berihait.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MANCHESTER CITY-WATFORD/ "Vendasit" thellojnë shifrat brenda 14 minutash
Previous article LËVIZËN KUPOLËN E FIERIT/ Largohet drejtori i policisë, në vend të tij... (EMRI)

F.autor

Postime të ngjashme

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen Aktualitet

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen

TENSIONE NË PROTESTË/ Nis hedhja e gurëve Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTË/ Nis hedhja e gurëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT